Në gjysmën e mandatit e qeverisjes lokale, Instituti GAP ka prezantuar të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve zgjedhore. Nga raporti i tyre, del se 26 për qind e premtimeve janë përmbushur, e më së paku prej tyre janë realizuar premtimet në infrastrukturë.
Agron Demi , Instituti GAP tha se është inkurajuese për shkak të bashkëpunimit me kryetarët, janë bërë 1863 premtime në 7 komuna.
” Për ne është inkurajuese për shkak të bashkëpunimit me kryetarët, janë bërë 1863 premtime në 7 komuna, në komunat qe qeverisen në Mamushë dhe komuna që qeverisen nga minoritetet. Gjatë fushatës i kemi mbledhur të gjitha premtimet, i kemi evidentuar dhe në momentin e zgjedhjes ua dërgojmë listat e premtimeve, këto premtime janë në gjysmën e mandatit”, tha Demi.
Kurse Bekim Salihu, tha se aktualisht nga 1816 premtime 98% premtime që i përkasin premtimeve të dhëna nga kryetarët e 24 komunave, 473 janë të përmbushura.
“Aktualisht nga 1816 premtime 98% premtime që i përkasin premtimeve të dhëna nga kryetarët e 24 komunave, 473 janë të përmbushura, 285 gjysëm të përmbushura, 422 të filluara dhe 636 të tjera që ende nuk kanë nisur të realizohen. 26 përqind e premtimeve janë të përmbushura. Numri më i madh i takon fushës së kulturës arsimit, ndërsa numri më i vogël është përmbushur në fushën e infrastrukturës”, tha Salihu.
Nga instituti GAP thanë se në vitin 2007 -09 kemi pas aso premtime që do ta zgjedhin problemin edhe barrikadat në veri, ndërsa në mandatin e fundit del se shumica e premtimeve janë realizuar dhe bashkëpunimi i kryetarëve të komunave me Institutin GAP dhe organizatat monitoruese është krejtësisht transparent.


