Është arrestuar një person në Klinë, pasi dyshohet të ketë dhunuar një grua.
Sipas Policisë, viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologji, ndërsa i dyshuar është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e Dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje ne rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit viktima është dërguar në spital për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


