KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sivjet më pak rrush në Rahovec, Latifi kërkon më shumë ndihmë nga shteti
Ekonomi

Sivjet më pak rrush në Rahovec, Latifi kërkon më shumë ndihmë nga shteti

Kosova News
Kosova News 18:32 -06/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në plantacionet e mbjella me vreshta në komunën e Rahovecit, këto ditë ka filluar vjelja e rrushit të tryezës dhe atij të verës. Vreshtarët këtë vit e quajnë ‘vit i dëmtuar’, për shkak se kushtet atmosferike kanë ndikuar që edhe vjelja e rrushit të nis me vonesë.

Sipas kryetarit të komunës së Rahovecit dhe disa fermerëve, rendimentet e rrushit janë më të ulëta këtë vit.

Kërkesat për përkrahje nga Ministria e Bujqësisë nuk mungojnë as këtë vit. Fermerët shprehen se 1000 euro subvencione janë të pamjaftueshme për kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Ndërsa, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u shpreh se ka qenë vit i vështirë për vreshtarët, por siç u shpreh ai prapë zona e Rahovecit mbetet epiqendra e rrushit në Kosovë dhe Evropë.

Latifi kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që te dyfishohen subvencionet, pasi që sipas tij, vreshtarët e Rahovecit meritojnë mbështetjen.

“Sezoni i vjeljes sivjet ka filluar me vështirësi, për shkak të verës së vonuar, reshjeve të shumta të shiut, lagështisë së madhe. Ne po kërkojmë që të rriten subvencionet për këtë vit, pra të dyfishohen subvencionet për shkak të verës së vonuar, verës së vështirë, reshjet e shumta dhe mungesat e shumta që i kemi në vreshtari. Pra, është dëmtuar rrushi. Do të ishte e rëndësishme që të dyfishohen subvencionet nga Ministra e Bujqësisë si dhe do të ishte tepër e rëndësishme po ashtu qe të hapen sa më shpejt e mundur thirrja për aplikim për grante, që bujqit tanë të ndjehen të përkrahur, njëkohësisht të ndjehen edhe më të detyruar ndaj punës që e bëjmë tradicionale dhe të rrisin motivin që të vazhdojnë punojnë në ta ardhmen” tha Latifi.

Kryetari Latifi, theksoi po ashtu se rrushi i Rahovecit është dhe do mbetet më i kërkuar në Evropën Juglindore.

“Rrushi i Rahovecit, është më i miri në Kosovë, ndërsa klima dhe kushtet për të kultivuat hardhin e rrushit janë me te mirat në Evropë.Edhe mund të them që rrushi Rahovecit për nga cilësia është rrushi më i mirë në Evropën juglindore”, shtoi Latifi.

Ndërkaq, menaxheri i vreshtave në komunën e Rahovecit, Emrullah Spahiu, tha se Ministria e Bujqësisë nuk po e përkrah zonën e Rahovecit.

Ai tha se shpenzimet në këtë sektorë janë të mëdha, gjersa shtoi se subvencionet janë të pamjaftueshme.

“Përkrahja është e pakët sa është kërkesa apo nevoja e fermerëve për kultivimin e hardhisë, sepse shpenzimet janë të mëdha në vreshta, kërkon shumë fuqi punëtore, shumë preparate, shumë plehra, mbikëqyrje, kështu që 1000 euro është një ndihmesë e vogël, por jo e mjaftueshme për vreshtarët. Çka kisha kërkuar nga Ministria e Bujqësisë, të shikohen mundësitë, të rrisin subvencionet, sepse kemi largim të rinisë nga kjo kulturë”, u shpreh Spahiu.

Ai po ashtu ka thënë se në tregun e Kosovës rrushi me emrin ‘muskat italian’, që sipas tij, është rrushi më i kërkuar.

“Rrushi më i kërkuar, është rrushi muskat italian, në të cilin jemi tani është një rrush shumë i shijshëm, shumë i mirë edhe kjo ka konsum mjaftë të madh në Kosovë, dhe kërkesa e tregtarëve për këtë rrush janë të mëdha”, tha Spahiu.

Me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, ka kishte nisur javën e kaluar edicioni i 22-të i festës së vjeljes së së rrushit “Hardh Fest”, në Rahovec.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me këtë rast u kishte shprehur mirënjohje vreshtarëve rahovecianë të cilët siç ka thënë ajo, me këtë traditë po arrijnë ta mbajnë gjallë ekonomikisht Kosovën.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 06/09/2023 06/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?