KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Benefitet e rozmarinës në trupin e njeriut
Shëndetësi

Benefitet e rozmarinës në trupin e njeriut

Kosova News
Kosova News 12:53 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përveç aromës së veçantë dhe të pangatërrueshme me asgjë tjetër, rozmarina ëhstë gjithashtu një nga bimët më dobiprurëse për shëndetin e njeriut, por edhe pamjen e tij të jashtme. Nëse deri më parë e keni përdorur vetëm në kuzhinë, tanimë është momenti që ta përdorni thuajse kudo: flokë, lëkurë, por edhe brenda për brenda shtëpisë.

Qetëson kollën:

Është e pamundur t’i shpëtosh gripit dhe kollës gjatë dimrit, megjithatë është plotësisht e mundur t’i trajtosh pa ndihmën e ilaçeve, por falë bimëve e erëzave që të gjithë kemi në shtëpi, si për shembull rozmarina. Ajo është e pasur me acid rozmarinik, i cili vepron shumë më shpejt se bronkodilatatorët (medikamente që përdoren në rast bllokimi të frymëmarrjes). Mjafton të zieni disa degëza, shtojuni disa paika vaj esencial rozmarine dhe pijeni disa hera gjatë ditës. Ky çaj pengon formimin e lëngjëve në mushkëri, përmirëson frymëmarrjen dhe qetëson kollën.

Përmirëson qarkullimin e gjakut:

Rozmarina ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe antiseptike, acid rozmarinik dhe antoksidantë të shumtë që veprojnë menjëherë edhe në sistemin e qarkullimit të gjakut. Shtoni disa pika vaj rozmarine në vaskë sa herë që bëni banjo dhe trupi juaj do t’ju falenderojë.

Trajton celulitin:

Vera është më pranë nga ç’e mendonim, ndaj duhet të filloni që tani të përgatisni lëkurën dhe trupin për sezonin e plazhit. E dimë që celuliti është shqetësimi i të gjithave, por trajtimi me rozmarinë dhe alkool mund t’ju vijë në ndihmë. Përbërësit që ju duhen janë:  5 degë rozmarinë të freskët, 150 ml alkool të pastër dhe 1 enë qelqi hermetike.

 Prisni në copa degën e rozmarinës dhe hidhini në enën e qelqit. Shtoni alkolin dhe sigurohuni që sasia e tij të ketë mbuluar të gjitha degët. Mbylleni mirë dhe lëreni për 15 ditë.

Pas kësaj kohe mund ta kulloni dhe të përdorni vetëm lëngun. E para gjë që duhet të bëni është që ta aplikoni deri sa lëkura të rris aftësinë e saj përthithëse. Pas aplikimit në lëkurë, në vendet ku keni më tepër celulit, bëni masazhe me duar dhe furçë tk fortë. Lëreni lëngun të veprojë për 15 minuta dhe shpëlahuni me ujë të ftohtë./Living/

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Kosova News 14/07/2022 14/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?