Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim rektorin e Univeristetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi ku kanë diskutuar për krijimin e hapësirave të reja për këmbësorë, gjelbërim dhe rekreacion në kampusin univeristar.
Ndër të tjera, në këtë takim bëhet e ditur se është theksuar për bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe UP-së për ekzekutimin e ideve të tilla, me ndikim të studentët dhe komuniteti.
“Rektori Qerim Qerimi dhe kryesuesi i Këshillit Drejtues, z. Altin Sahiti janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.
Gjatë këtij takimi u diskutuan idetë për transformim të kampusit të Universitetit të Prishtinës, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për këmbësor, gjelbërim dhe rekreacion.
Si partner strategjik i Universitetit të Prishtinës, Komuna e Prishtinës u zotua për bashkëpunim të ngushtë, me qëllim ekzekutimin e ideve të tilla, me ndikim pozitiv tek studentët dhe komuniteti.”, është bërë e ditur në njoftimin e UP-së.


