Është përuruar shkolla e re “Asim Vokshi” në fshatin Panorc të Malishevës gjatë ditës së sotme.
Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati ka thënë se kjo është një prej shkollave më të mira në këtë qytet.
“Nxënësve, mësimdhënësve, gjithë komunitetit të kësaj zone, si dhe familjes që mundësoi hapësirën e duhur për ndërtimin e shkollës, ju shpreha mirënjohjet më të thella dhe urimet më të mira të qeverisjes sonë komunale”, ka shkruar Kastrati.
Kjo shkollë do të jetë në shërbim për të gjithë nxënësit e fshatrave Panorc dhe Rud.




