Pas dështimit të transferimit të Mehdi Taremi, Milan është aktivizuar në oret e fundit të merkatos dhe ka bërë goditjen e radhës.
Kuqezinjët kanë arritur marrëveshje me Fiorentinën për huazimin e sulmuesit Luka Jovic.
Gazetari Daniele Longo, ka publikuar një video të futbollistit serb, në momentin që arrin në zyrat e klubit, në Casa Milan.
Jovic nuk ka luajtur për Fiorentinën në parasezon, pasi nuk është pjesë e planeve të trajnerit Vincenzo Italiano pas një sezoni ku shënoi 13 gola dhe dha pesë asistime në 50 ndeshje konkurruese.
Karriera e 25-vjeçarit serb ka shkuar në një spirale në rënie që kur Real Madrid i pagoi 63 milionë euro Eintracht Frankfurt-it në vitin 2019.