KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani në edicionin e “Hardh Fest”: Vreshtarët e Rahovecit po e gjallërojnë ekonomikisht këtë vend
Ekonomi

Osmani në edicionin e “Hardh Fest”: Vreshtarët e Rahovecit po e gjallërojnë ekonomikisht këtë vend

Kosova News
Kosova News 15:16 -01/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, ka nisur sot edicioni i 22-të i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, në Rahovec. Edicion ky që do të zgjasë deri më 3 shtator.

Në ceremoninë hapëse, presidentja Vjosa Osmani u shpreh e lumtur që kjo festë tashmë është bërë traditë.

Osmani ka falënderuar vreshtarët rahovecianë që me këtë traditë po arrijnë ta mbajnë gjallë ekonomikisht Kosovën.

“Është kënaqësi se sot jemi në kryeqytetin e bujqësisë, në Rahovec. Sot është një moment i veçante, jam optimiste se do të kemi një sezon të begatë të rrushit. Vreshtarët e Rahovecit po mbajnë gjallë një traditë të vjetër, ju po e vazhdoni këtë traditë të lashtë, po e gjallëroni ekonomikisht Rahovecin e gjithë Kosovën. Kjo ditë është festë e lidhjes tonë me tokën dhe njëri-tjetrin. Kjo festë sjell gëzim në shtëpitë tuaja e për të gjithë, sepse rrushi zakonisht ndahet me të tjerët. Ndërsa shijojmë shijen e rrushit e të verës, le të reflektojmë edhe për punën e vreshtarëve”, tha Osmani, raporton KP.

I pari i Rahovecit, Smajl Latifi derisa ka falënderuar bujqit për punën, tha se këtë vit komuna ka mbështetur më shumë “Hardh Festin”.

“Po e hapim festivalin me organizimin më të mirë në historikun e tij. Hardh Fest është i të gjithëve për më shumë i bujqve. Hardh Festi e ka vendosur Rahovecin në harten e ngjarjeve kulturore e historike të Kosovës, ndërsa Kosovën e ka vendosur në hartën e botës. Festival ky që tashmë ka kaluar kufijtë tonë kombëtar. Jam shumë i gëzuar që sivjet kemi gjetur mundësinë të mbështesim Hardh Fest-in më shumë së viteve të kaluara”, tha Latifi.

Me këtë rast, Latifi, ndau gjashtë çmime për vreshtarët më të mirë.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministra të kabinetit Kurti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarë të Bashkive të Tiranës dhe disa kryetarë nga komuna të tjera të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 01/09/2023 01/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?