KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit
Rajon

Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit

Kosova News
Kosova News 22:06 -31/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria do të marrë të premten, për herë të dytë, presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kur ajo u bë pjesë e këtij forumi, në janar të vitit të shkuar, si anëtare jo e përhershme. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka tha të enjten se dy aktivitete madhore do të shënojnë presidencën shqiptare.“Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit, i cili do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës për paqen dhe sigurinë në botë, si dhe në përpjekjet e përbashkëta për të forcuar e konsoliduar multilateralizmin dhe respektin për ligjin ndërkombëtar”, deklaroi zonja Xhaçka, në një mesazh të posaçëm.Takimi i Këshillit për këtë temë, i cili parashikohet të zhvillohet më 20 shtator, do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pritet që i pranishëm të jetë dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelensky. Çështja e Ukrainës dhe agresionit rus ndaj saj, ka qenë në qendër të aktivitetit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, duke qenë dhe bashkëpenëmbajtëse me Shtetet e Bashkuara. Kjo “çështje, realisht ka shënjuar mandatin tonë dhe ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve për seriozitetin, profesionalizmin dhe guximin me të cilin ka punuar për të mbështetur ligjin ndërkombëtar, Kartën e OKB, Ukrainën e për të dënuar Rusinë”, u shpreh zonja Xhaçka.

Nisma e dytë e Shqipërisë, lidhet me një platformë inovative e cila synon të lehtësojë qasjen e bizneseve apo korporatave të cilat ofrojnë kontributetet e tyre, në rast krizash humanitare kudo në botë, por dhe të garantojë shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të këtyre ndihmave, qoftë në situata lufte, qoftë në situata katastrofash natyrore.“Vendi ynë, ekipi ynë, ka bashkëpunuar me një grup mjaft serioz organizatash e korporatash të mëdha amerikane, për të ndërtuar një platformë bashkëpunimi që në njërën anë do të mundësojë që bizneset e mëdha dhe korporatat të ofrojnë kontributin e tyre qoftë financiar, qoftë në mallra apo shërbime në situata krizash humanitare, duke krijuar sinergji apo duke plotësuar mekanizmat ekzistues të ndihmës humanitare, e në anën tjetër do të përmirësojë e do të bëjë më të shpejtë e efikase mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute, në mënyrë që ato të shkojnë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, atje ku ka realisht nevojë”, shpjegoi zonja Xhaçka e cila do të drejtojë seancën e Këshillit të sigurimit për këtë çështje, më 14 shtator.Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit përkon me një periudhë tepër aktive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kur mblidhet dhe asambleja e përgjithshme e saj, me pjesmarrjen e udhëheqësve të shteteve anëtare. Në Asamble, Shqipëria këtë vit pritet të përfaqësohet nga presidenti Bajram Begaj./VOA

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Kosova News 31/08/2023 31/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin
18:29 -20/06/2026
Wright dhe Ibrahimovic: SHBA mund të shkojë deri në gjysmëfinale
18:05 -20/06/2026
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal
16:21 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?