KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme
Politikë

PDK-ja kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

KosovaNewss
KosovaNewss 18:01 -31/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk është më legjitime për të qeverisur, derisa kërkoi që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Abdullahu ka deklaruar të enjten se Qeveria Kurti është duke e dëmtuar shtetin, sovranitetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Kjo Qeveri s’e ka bërë koordinimin, e presidentja po e bën vallen e njëjtë, brengosëse. Do të mbetemi pa viza pasi Macroni (presidenti francez) përmendi vizat dhe çështjet ekonomike e financiare. Nuk e di si ka kanë lidhë kryet këtë punë, në përballje me Serbinë të fitojnë, por pa ndërkombëtarë. Është shumë e vështirë. Nëse ka diçka që nuk bën, e këta po e bëjnë është qasja populiste e kryeneçe. Ta merr mendja që po udhëheqin një shtet 50 milionë banorë. Është e pakuptimtë, prandaj si zëdhënës e them prapë se ne duam të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk shkon më kështu”, ka deklaruar zyrtari i partisë opozitare.

Sipas Abdullahut, Qeveria Kurti është e bindur se mund të fitojë ndaj Serbisë pa ndihmën e partnerëve ndërkombëtare, e siç ka shtuar ai, kjo është qasje e gabuar dhe e dëmshme.

“Është e rrezikshme të mendohet e të veprohet kështu. A po duam të kemi zgjedhje, po, jemi për zgjedhje, të shtensionohet situata. Kjo qeveri po e dëshmon që nuk është hairi i saj të dëshmojë rend e ligj në veri. Nuk duam të jemi pjesë e kësaj budallakie politike. Kërkojmë nga kjo Qeveri që të krijojë situatë nën veri ku mund të ketë zgjedhje, ku mund të marrin pjesë të gjitha komunitetet dhe edhe ne si PDK të jemi të pranishëm në forma të ndryshme”, është shprehur ai në KTV.

Zëdhënësi i PDK-së ka theksuar se edhe ky subjekt politik ka bërë gabime në të kaluarën gjatë qeverisjes, por siç ka shtuar ai, Qeveria Kurti po udhëheq nën masa sanksionuese, gjë që sipas tij, nuk do të duhej të ndodhte.

“Kjo Qeveri nuk është legjitime për të qenë e pranishme as në veri, e as në Prishtinë. Jemi nën masa ndëshkuese. A ia vlen të ndëshkohemi kështu…Metodat si do të arrihet deri të zgjedhjet janë të rëndësishme, por ne jemi për zgjedhje të jashtëzakonshme për të larguar këtë mendësi qeverisëse që po e dëmton Kosovën. Gabimet që janë bërë, sot si PDK nuk mohoj gabimet që janë bërë, por ky ishte kërcënim politik çka ka thënë Macron”.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kurti: Serbia po armatoset, synimet hegjemoniste lidhen drejtpërdrejt me Kosovën

KosovaNewss 31/08/2023 31/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?