Balerinët nga Baleti Kombëtar i Kosovës sonte do të luajnë shfaqjen “Shtegtim” në Manhattan të New Yorkut, duke shënuar kësisoj performimin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, kanë udhëtuar për herë të parë në Amerikë, për ta prezantuar para publikut amerikan, shfaqjen ‘Shtegtimi’ me koreografi nga Antonio Fini, në kuadër të Festivalit ‘Fini Dance Festival & Awards”, ka njoftuar BKK.
Balerinët do të ngjiten në skenën e teatrit “Alvin Ailey American Dance Theater”, ndërkaq shfaqja “Shtegtimi” premierën e ka pasur në Itali në korrik të këtij viti.