KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 200 euro për një aplikim – policja që zhvat qytetarët në Tiranë, çasti kur iu merr paratë vëllezërve kosovarë (VIDEO)
Rajon

200 euro për një aplikim – policja që zhvat qytetarët në Tiranë, çasti kur iu merr paratë vëllezërve kosovarë (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 09:55 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gruaja që shihni në këto pamje ushtron detyrën e operatores së zyrës së shërbimit ndaj qytetarëve në policinë e Tiranës. Quhet Erinda H. dhe është marrë e pandehur nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Sikurse dallohet në pamjet filmike, punonjësja e policisë merr para nga disa qytetarë nga Kosova që kishin aplikuar për marrjen e shtetësisë së Shqipërisë.

Shumën prej 200 eurosh, ajo e fut brenda një flete të bardhë, të cilën e vendos mbi tastierën e kompjuterit. Hetimi për rastin nisi pas shqetësimit të ngritur pranë Shërbimit të Çështjeve dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme nga një shtetas i quajtur Mentor Muharremi, në lidhje me ecurinë e procedurave ligjore për përfitimin e shtetësisë shqiptare, pas apelimit nga ana e tij.

Ai ka shpjeguar se bashkë me të vëllanë janë paraqitur në drejtorinë e Tiranës, ku kanë dorëzuar dokumentet dhe punonjësja e policisë iu ka kërkuar 100 euro secilit, si pagesë për pranimin e aplikimit.

Tri javë më vonë, është ankuar babai i tyre, për arsyet se përse pagesa nuk ishte pasqyruar në vërtetimin e lëshuar për dy djemtë e tij. Nga hetimet ka rezultuar se dy vëllezërit në fjalë ishin të përjashtuar nga një pagesë e tillë, për shkak të origjinës shqiptare të nënës së tyre.

Ndërkohë që në rastet kur duhej paguar një tarifë e caktuar nga aplikantët, ata ishin të detyruar të bënin derdhjen e shumës në një llogari të çelur në një bankë të nivelit të dytë. Nga hetimet e kryera nga prokurori Bledar Valikaj ka rezultuar se shumën prej 200 eurosh e ka përfituar në mënyrë të padrejtë punonjësja e policisë.

Kjo e fundit shfaqet në kamera, duke marrë paratë, ndërsa dy vëllezërit e kanë identifikuar atë si personin që iu kërkoi të paguanin tarifën, ndonëse ligjërisht ishin të përjashtuar prej saj. Në këto rrethana, punonjësja e policisë Erinda H., tashmë do duhet të përballet me drejtësinë për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Gjithashtu lexoni:

Aksident ujor mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, humb jetën një 24-vjeçar

Nënshkruhet marrëveshja EMV-KEK, Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme

Vuçiqit i “djeg” që Gjermania e ndihmoi ushtrinë e Kosovës: Po i bëhet presion Serbisë!

Situatë e rënduar e zjarreve në Shqipëri  vazhdojnë 13 vatra zjarri , zona më e rrezikuar Lura dhe Dajti

Maroku heq regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë për qëndrime afatshkurtra

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?