KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LAJMI I FUNDIT: Arrestohet ‘këngëtari’ Nuredin Gashi-Drenica, për gjuhën kërcënuese e përkrahëse ndaj deklaratave për vrasjen e Albin Kurtit
Siguri

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet ‘këngëtari’ Nuredin Gashi-Drenica, për gjuhën kërcënuese e përkrahëse ndaj deklaratave për vrasjen e Albin Kurtit

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 14:44 -31/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së sotme këngëtarin popullor Nuredin Gashi.

Burime të KosovaNews brenda Policisë së Kosovës tregojnë se arrestimi i këtij personi, që paraqitet si këngëtar, ka ardhur pasi ai mbrëmë në një paraqitje televizive ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe përkrahje për deklaratën e Faton Klinakut, ku përmendej vrasja e kryeministrit Albin Kurti.


Me urdhër të prokurorit Nuredin Gashi është dërguar në paraburgim prej 48 orësh.

Përkrahësi i Faton Klinakut, Nuredin Gashi, që në rrjetet sociale paraqitet si Nuredin Drenica njihet si mbështetës i zjarrtë i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar mbrëmë se çdo person i cili kryen veprime, sipas tij, të këqija sikurse kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duhet të vritet.

Prokuroria Speciale konfirmon arrestimin e Nuredin Gashi-Drenica për kërcënimin me vrasje ndaj kryeministrit Kurti

Në një lidhje direkte në“Debat Plus”, Gashi ka komentuar deklaratën e Faton Klinakut gjersa quajti tradhtar Kurtin dhe subjektin politik të tij.

“E kam thënë dhe e them prapë, nuk e marr tragjike deklaratën e Faton Klinkaut sepse atdheu është më me vlerë sesa të gjitha. Konsideroj se çdo njeri i cili bën të këqija, siç bën Albin Kurti, dhe po të isha në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse është tradhti ndaj atdheut. Konsideroj se partia e Kurtit dhe stafi i vet janë tradhtarë të vendit”, ka deklaruar ai.

Ky person që paraqitet edhe si këngëtar edhe më parë ka përdorë gjuhë kërcënuese ndaj kryeministrit Albin Kurti, madje edhe në këngët e tij bën thirrje për vrasje.

Nuredin Gashi njihet edhe si përkrahës i flakët i krerëve të PDK-së dhe ka publikuar e publikon fotografi me drejtues të kësaj partie.

Ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, është intervistuar nga policia lidhur me deklaratën e tij për kryeministrin Albin Kurti, e cila u vlerësua si kërcënim ndaj tij, pasi përmendej edhe vrasja.

Klinaku ka ndarë dje në rrjetin social në Facebook një bisedë që ka pasur me një votues të Kurtit, ku, ndër të tjera, ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Faton Klinaku intervistohet nga Policia e Kosovës pas deklaratës ku përmendi vrasjen e kryeministrit Albin Kurti

Ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta si nga politika ashtu edhe nga shoqëria civile, duke e quajtur si të pa pranueshme mbjelljen e urrejtjes dhe në një mënyrë edhe thirrje për vrasje.

Ndërsa edhe një pjesë e veteranëve janë distancuar nga Klinaku dhe janë vënë në mbështetje të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Veteranët e UÇK-së nga Hasi distancohen nga Faton Klinaku që përmendi vrasjen e Albin Kurtit: Jemi në mbështetje të institucioneve të Republikës së Kosovës

Edhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani i ka reaguar Klinakut, duke thënë se tashmë i janë ndalur përfitimet dhe për këtë shkak i janë terru sytë e lëshon deklarata të tilla.

“20 milionë euro të rezervave financiare të shtetit qen shpërndarë pa kurrfarë kriteri nga Qeveria Haradinaj! Ndër të tjera aty pat marrur edhe organizata e Klinakut! Epo s’ka ma kështu, prandaj i janë terru sytë këtij dhe plotë të tjerëve si ky”, ka shkruar Zogiani.

Zv.ministri Zogiani i reagon Klinakut: S’ka më përfitime, prandaj i janë terru sytë…

Kurse  Lëvizja për Demokraci në reagimin e saj thotë se Faton Klinaku duhet te arrestohet menjëherë pas deklaratës skandaloze ku e përmend vrasjen e Albin Kurtit!

“Është një shembull i papranueshëm i përdorimit të retorikës së ekstremizmit në politikë. Në një kohë kur Kosova ka nevojë për bashkëpunim, dialog dhe për të ndërtuar një të ardhme të qetë dhe të sigurt, kjo lloj retorike nuk kontribuon në asnjë mënyrë pozitive, por nxit urrejtje dhe vrasje në mes vete”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Demokraci.

Përmendja e vrasjes së Albin Kurtit – reagon Lëvizja për Demokraci: Faton Klinaku të arrestohet pas deklaratës skandaloze që nxit urrejtje dhe vrasje në mes vete…

Gjithashtu lexoni:

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Kreshnik Llabjani 31/08/2023 31/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?