Asnjë artefakt muzikor nuk ishte brenda objektit të Muzeut të Muzikës në Gjakovë, kanë njoftuar nga Komuna.
Me anë të një njoftimi në Facebook, nga Komuna e Gjakovës kanë deklaruar se elementet me vlera historike kanë shpëtuar dhe se objekti do të rindërtohet vitin e ardhshëm.
“Ajo çfarë ka ndodhur sonte me objektin e Tabhanës, është një lajm i keq për Gjakovën, lajm i cili na ka shokuar e indinjuar të gjithëve. E presim hetimin e policisë për ta kuptuar shkakun e zjarrit. Përveç keqardhjes, në këtë moment është i rëndësishëm fakti se në objektin e djegur nuk ka qenë asnjë artefakt i muzeut të muzikës. Pra, të gjitha elementet që kanë vlera historike e artistike kanë shpëtuar. Ajo çfarë mund të themi tjetër është informata e sigurtë se objekti i Tabhanës do të ri-ndërtohet vitin tjetër nga buxheti komunal.”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.


