Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, konkretisht Deklaratës për Personat e Zhdukur.
Kështu Rohde nëpërmjet këtij postimi në rrjetin social ‘X’, iu ka bashkuar thirrjes së OSBE-së.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukur me Forcë, unë bashkohem me OSBE-në duke kërkuar zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së lartpërmendur. Më shumë se 1600 njerëz janë ende të zhdukur, secili prej tyre vlen shumë”, ka shkruar Rohde.
Ndërkaq faqja zyrtare e OSBE-së ka thënë se mendimet dhe lutjet sot janë me familjet dhe miqtë e personave të zhdukur.
“U bëjmë thirrje palëve që të zbatojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur të nënshkruar më 2 maj të këtij viti në Bruksel, me qëllim që t’i mbyllin vuajtjet dhe të nxisin pajtimin dhe paqen e qëndrueshme”, kanë shkruar OSBE.



