KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryekuvendari Konjufca: Të hapen arkivat për të zhdukurit, në Serbi gjenden kriminelët që kryen krimet e luftës
Politikë

Kryekuvendari Konjufca: Të hapen arkivat për të zhdukurit, në Serbi gjenden kriminelët që kryen krimet e luftës

KosovaNewss
KosovaNewss 10:55 -30/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani si dhe zyrtarë qeveritarë kanë bërë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Konjufca në një prononcim për media ka thënë se ende ekziston një mungesë e drejtësisë për gjithë popullin e Kosovës.

Ai tha se Serbia është përgjegjëse për të zhdukurit me dhunë në Kosovë.

“Kjo është një dhimbje që nuk përfundon këtu. Një mungesë e drejtësisë për familjarët dhe për gjithë popullin tonë të cilëve Serbia, ua zhduku me dhunë më të dashurëve të tyre. Me vetë faktin që këtyre viteve të fundit në shumë lokacione të Serbisë u gjendën trupat e më të dashurëve tonë si në Peruqac, në Rudnicë, Kizhevak e kjo tregon që harta ku bashkësia ndërkombëtare duhet t’i kërkojë të zhdukurit është Serbia”, ka thënë ai.

Kryeparlamentari u shpreh se në Serbi gjenden kriminelët të cilët i kanë kryer këto krime në luftën e fundit në vend.

Ai tha se presidenti i Serbisë dhe institucionet atje t’i hapin arkivat që të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur me dhunë.

“E po ashtu Serbia është shteti ku ndodhën kriminelët të cilët i kanë kryer këto krime njëkohësisht. Ajo çka duhet të bëjmë është që të marrim të gjitha masat që janë në dorën e institucioneve të Kosovës ashtu që të sigurohemi se edhe Bashkësia Evropiane dhe Unioni Evropian edhe faktorët tjerë të rëndësishëm të vendimmarrjes të vetëdijesohen se ka nevojë për një trysni më të madhe. Aleksandar Vuçiq dhe institucionet e tyre t’i hapin arkivat e tyre ashtu që të zbardhet e vërteta për mijëra të zhdukur me dhunë, për të cilët përgjegjëse pa dyshim ka qenë, ushtria dhe policia e Serbisë”, ka thënë Konjufca. 

Krerët e shtetit kërkojnë trysni nga ndërkombëtarët: Serbia po ripërsërit krimin e saj me fshehjen e vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

KosovaNewss 30/08/2023 30/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?