KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përmendja e vrasjes së Albin Kurtit – reagon Lëvizja për Demokraci: Faton Klinaku të arrestohet pas deklaratës skandaloze që nxit urrejtje dhe vrasje në mes vete…
Politikë

Përmendja e vrasjes së Albin Kurtit – reagon Lëvizja për Demokraci: Faton Klinaku të arrestohet pas deklaratës skandaloze që nxit urrejtje dhe vrasje në mes vete…

Kosova News
Kosova News 09:01 -30/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, është deklarata që dha mbrëmë kreu i OVL-UÇK, Faton Klinaku.

Në fakt ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku fillimisht tregoi një bisedë që tha se e ka pasur me votuesin e Kurtit, i cili sipas tij ka thënë se “s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”.

E Klinaku në këtyë rrëfim të tij thotë se iu ka përgjigjur duke thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Kreu i OVL të UÇK, Klinaku: Më parë e vras Kurtin, sesa iku nga Kosova

Kjo deklaratë ka nxitur reagime. Lëvizja për Demokraci thotë se Faton Klinaku duhet te arrestohet menjëherë pas deklaratës skandaloze ku e përmend vrasjen e Albin Kurtit!

“Është një shembull i papranueshëm i përdorimit të retorikës së ekstremizmit në politikë. Në një kohë kur Kosova ka nevojë për bashkëpunim, dialog dhe për të ndërtuar një të ardhme të qetë dhe të sigurt, kjo lloj retorike nuk kontribuon në asnjë mënyrë pozitive, por nxit urrejtje dhe vrasje në mes vete”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për Demokraci.

Reagimi i plotë i Lëvizjes për Demokraci:

Deklarata e kryetarit të OVL UÇK-së, në të cilën ai deklaron “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që e lëshoj Kosovën,” është një shembull i papranueshëm i përdorimit të retorikës së ekstremizmit në politikë. Në një kohë kur Kosova ka nevojë për bashkëpunim, dialog dhe për të ndërtuar një të ardhme të qetë dhe të sigurte, kjo lloj retorike nuk kontribuon në asnjë mënyrë pozitive, por nxit urrejtje dhe vrasje në mes vete.

Sundimi i ligjit dhe respektimi i drejtave të njeriut janë vlerat kryesore të një shoqërie demokratike. Kërcënimet dhe thirrjet për dhunë janë të papranueshme dhe dëmtojnë thelbin e një shoqërie të përgjegjshme. Përdorimi i gjuhës së ekstremizmit dhe kërcënimeve ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës nuk përfaqëson standardet dhe vlerat që duhet të ndiqen për të ndërtuar një shoqëri të përbashkët dhe të harmonizuar.

Kjo lloj retorike nxitë tensione dhe përplasje të panevojshme në shoqëri. Është shqetësuese që nje përfaqësuese i OVL- UCK-së të përdor fjalë dhe deklarata të tilla. Në një demokraci funksionale, dialogu dhe komunikimi i qetë janë mjetet kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe për të përballuar sfidat e ndryshme.

Është e rëndësishme të kujtojmë se politika duhet të jetë e përgjegjshme dhe të kontribuojë në të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Thirrjet për vrasje dhe dhunë nuk përfaqësojnë asgjë tjetër përveç kërcënimit ndaj ligjit dhe rendit. Këto deklarata krijojnë imazhe të rënda për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe pengojnë përpjekjet për të ndërtuar një imazh pozitiv të vendit.

Në përfundim, është e domosdoshme të ndërtojmë një politikë të përgjegjshme dhe të qetë, duke refuzuar gjuhën e ekstremizmit dhe kërcënimeve. Në vend që të përdorim fjalë që inkurajojnë ndarjen dhe konfliktin, duhet të punojmë për të gjetur pikat e përbashkëta dhe zgjidhje konstruktive për të ardhmen e vendit tonë. Andaj një deklaratë e tillë duhet te dënohet dhe personi përgjegjës të arrestohet menjëherë.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Kosova News 30/08/2023 30/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare
19:47 -21/07/2026
Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?