Policia e Kosovës ka shqiptuar gjobë monetare dhe heqje të patent shoferit ndaj vozitësit i cili ka tejkaluar shpejtësinë në Ferizaj.
I dyshuari 31 vjeçar në rrugën transitfshati Talinovc i Muhaxherëve në fshatin Bibaj, zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar me shpejtësi 125 km/h.
“Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.



