Institucionet e Republikës së Kosovës po vazhdojnë me angazhimet e tyre për parandalimin e kontrabandimit me mallra.
Kësaj radhe mallra të kontrabanduara janë zbuluar të hënën në një biznes në Kamenicë nga zyrtarët doganorë.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të këtij biznesi, janë gjetur një sasi e konsiderueshme e mallrave të kontrabanduara, përfshirë cigare, duhan të grirë dhe cigare elektronike.
“Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe janë nisur procedurat kundërvajtëse ndaj biznesit.
Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim të doganës.




