KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pretendimet për rrahjen e qytetarit rom nga 5 policë, IPK-ja nis hetimet
Siguri

Pretendimet për rrahjen e qytetarit rom nga 5 policë, IPK-ja nis hetimet

KosovaNewss
KosovaNewss 20:11 -27/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një qytetar nga komuniteti rom është ankuar se është rrahur në Graçanicë nga pesë policë.

Sipas tij, sulmi ka ndodhur më 18 gusht. Për këtë ai është ankuar në Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK).

E ankesën e ka konfirmuar për Gazetën Express, Arbër Beka zëdhënës në IPK.

Ai ka thënë se veprimet do të ndërmarren varësisht nga të gjeturat.

”Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se ka pranuar ankesën nga qytetari në fjalë dhe e njëjta është në fazën e hetimit preliminar”

”Veprimet tjera do të ndërmirren varësisht nga të gjeturat nga hetimi dhe në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka.

Akterë të shoqërisë civile shpesh ngrisin zërin se në Kosovë ka diskriminim ndaj komuniteteve joshumicë, sidomos atyre rom, ashkali dhe egjiptian.

Për këtë kërkesa për institucionet kompetente gjithmonë ka qenë më shumë politika për përmirësimin e pozicionit të tyre në shoqëri.

Paralajmërohet protestë:

Pas këtij rasti, Organizata Opre Roma Kosova ka paralajmëruar protestë të martën para stacionit policor të Graçanicës.

Kjo organziatë e ka dhënë identitetin e personit që pretendohet të jetë sulmuar e që është  Burhan Ibrahimoviq.

“Burhan Ibrahimovicit, me të mbërritur në stacionin e policisë, në mënyrë tronditëse iu mohua mundësia për të dhënë deklaratën e tij në lidhje me konfliktin e supozuar. Në vend që t’i jepej një shans i drejtë për të paraqitur këndvështrimin e tij, atij iu dha një gjobë – veprim ky që ngriti menjëherë shqetësimet për qëllimet e autoriteteve. Situata mori një kthesë edhe më të rëndë kur një grup prej 4-5 zyrtarësh policor në stacionin policor të Graçanicës e shoqëruan Burhanin në një dhomë të veçantë. Në atë që mund të përshkruhet vetëm si një shpërdorim i tmerrshëm i pushtetit, ai iu nënshtrua dhunës brutale fizike, një shkelje që shpërfill në mënyrë flagrante të drejtat e tij themelore njerëzore. Incidenti e la Burhanin të rrahur dhe të mavijosur, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Pas lirimit të tij nga paraburgimi policor më 19 gusht 2023, Ibrahimovic kërkoi kujdes të menjëhershëm mjekësor në një spital lokal. Lëndimet e tij janë dokumentuar nga mjekët, duke vërtetuar peshën e dhunës që ka pësuar. Në përpjekje për të siguruar drejtësi dhe llogaridhënie, incidenti është denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në reagim

Gjithashtu lexoni:

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

KosovaNewss 27/08/2023 27/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Tërmet në Shqipëri, epiqendra në Elbasan
19:51 -02/08/2026
Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së
18:59 -02/08/2026
Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës
18:45 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?