KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deri 5500 euro jepen nga Qeveria për izolim të shtëpive, përfituesit do t’i marrin paratë pasi ta përfundojnë investimin
Ekonomi

Deri 5500 euro jepen nga Qeveria për izolim të shtëpive, përfituesit do t’i marrin paratë pasi ta përfundojnë investimin

Kosova News
Kosova News 12:11 -27/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Interesimi i madh nga qytetarët ka bërë që të mbyllet pesë ditë më herët aplikimi për thirrjen publike “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Pavarësisht se kjo thirrje u mbyll para kohe, nuk konsiderohet shkelje ligjore. Kështu deklaron Fillojetë Konjuhi nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).

Qytetarët duhet t’i nisin investimin me paratë e tyre e në fund do të subvencionohen.

Përmes këtij projekti, ku do të përfitojnë rreth 2 mijë familje, qytetarët përfitues do ta kenë mundësinë për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45 për qind të vlerës së investimit, deri në 5 mijë e 500 euro.

Konjuhi thotë se letrat e para të para-aprovimit tashmë veç janë lëshuar nga Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe ato vazhdimisht do të lëshohen te qytetaret bazuar me radhë se si kanë aplikuar.

Mes tjerash, Konjuhi tha se vetëm në 13 ditët e para të thirrjes, kanë aplikuar mbi 2 mijë qytetarë me raport dhe qindra të tjerë pa raport të auditorit.

“Në 13 ditët e para ishin mbi 2 mijë aplikime me raport të auditorit dhe qindra të tjera pa raport të auditorit që vendosen në listën e pritjes. Qytetarët gjatë aplikimit kanë shënuar edhe vlerën e investimit të tyre d.m.th që është parallogaritur nga auditorët dhe në mënyrë automatike është bërë ndarja e 45 për qind, e cila i bie që të subvencionohet nga Fondi. Në këtë formë janë akumuluar ato 45 për qind për të gjithë aplikuesit dhe në momentin e arritjes së kuotës buxhetore është mbyllur aplikimi në mënyrë automatike”, thotë Konjuhi.

Ndonëse thirrja për aplikim është mbyllur më herët, Konjuhi thotë se nuk është shkelje ligjore.

“Në këtë thirrje është specifikuar se Fondi ruan të drejtën që të mbyll thirrjen publike para datës së përcaktuar në rast se arrihet kuota buxhetore e përcaktuar për këtë thirrje publike”, vijoi Konjuhi.

Qytetarët përfitues do të duhet që t’i bëjnë investimet vetë e më pas, nëse i kanë respektuar kushtet dhe pas verifikimet nga komisioni përkatës, do të marrin paratë nga subvencioni.

“Të gjithë qytetarët pasi kanë aplikuar duhet të presin një përgjigje nga Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë. Të gjithë ato aplikime që janë në rregull marrin një letër të para-aprovimit të cilën duhet ta nënshkruajnë dhe ta kthejnë në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Në momentin se këta qytetarë e marrin dritën e gjelbër se mund të fillojnë punimet, atëherë ata kanë kohë deri në gjashtë muaj që të kryejnë këto punime. Kur ata konsiderojnë se kanë kryer punimet, atëherë lajmërojnë Fondin dhe dërgojnë të gjitha dokumentet të cilat janë të kërkuara në bazë të thirrjes publike, që dëshmojnë kryerjen e këtyre punimeve, pastaj Fondi i Kosovës për Efiçencë të Energjisë dërgon për verifikim ekipet e tyre, për të parë nëse këto punime janë kryer ashtu siç ka aplikuar qytetari dhe për çfarë e ka marrë letrën e para aprovimit. Në rast se Komisioni vlerëson se këto punime janë kryer sipas kësaj marrëveshje, atëherë fillon procedura e disbursimit”, thotë për KosovaPress, Konjuhi.

E pyetur nëse dihet numri i të aplikuarve që kanë filluar t’i marrin përgjigjet e para-aprovimit, Konjuhi thotë se ende nuk ka vlera specifike, porse shton, se të parët që kanë aplikuar kanë filluar të marrin letrat e para të para aprovimit.

“Nuk mund të them vlera specifike sa kanë arritur ta marrin konfirmimin për arsyeje se Komisioni është duke punuar vazhdimisht mbi parimin i cili është përcaktuar në thirrjen publike që qytetarët të cilët kanë aplikuar të parët dhe i plotësojnë kriteret marrin përgjigje të parët. Por, letrat e para të para aprovimit tashmë veç janë lëshuar nga Fondi i Kosovës për Eficiencë të Energjisë dhe ato vazhdimisht do të lëshohen tek qytetaret në bazë të aplikimeve, radhës së tyre”, thotë Konjuhi.

FKEE do të ofrojë një subvencion prej 45 për qind të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5 mijë e 500 euro, për zbatimin e masave të Efiçiencës së energjisë. Shuma e subvencionimit varet nga paramasa dhe parallogaria e aprovuar nga FKEE, për masat të cilat paraprakisht auditori i energjisë i ka konfirmuar në raportin e auditimit.

Kriteri bazë i këtij subvencioni ishte që shtëpia të jetë e banueshme, dhe në 21 nga 24 muajt e fundit, ka konsum të energjisë elektrike prej së paku 250 kilovat orë për muaj.

Ndarja e 10 milionë eurove nga Qeveria – Qytetarët do të subvencionohen deri në 5500 euro për izolim të shtëpive

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 27/08/2023 27/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?