Një veturë në Prishtinë është përfshirë e tëra nga zjarri.
Indeksonline raporton se rasti ka ndodhur pak më parë në lagjën Kalabria.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet relevante të Policisë.
Akoma nuk dihet nëse veturës i është vënë zjarri me qëllim apo jo dhe nëse ka të lënduar nga ky incident.


