KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Albulena Haxhiu kërkon nga përmbaruesit privatë t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë e prindërve për blerjen e librave
Lajme

Albulena Haxhiu kërkon nga përmbaruesit privatë t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë e prindërve për blerjen e librave

Kosova News
Kosova News 18:32 -25/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka nxjerrë një udhëzim me të cilën kërkon nga përmbaruesit privatë që t’ua mundësojnë prindërve që kanë probleme me procedura përmbarimore t’i zhbllokojnë përkohësisht llogaritë derisa të bëhet blerja e librave për nxënësit.

Ky reagim i i Haxhiut ka ardhur pasi është paralajmëruar mundësia që prindërit që i kanë të bllokuara llogaritë të mos mund t’i blejnë librat që subvencionohen nga Ministria e Arsimit.

“Ministria e Drejtësisë, duke u bazuar në Shtojcën 1, pika 3 te Rregullores (QRK) – NR. 14/2023 per Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe ne platformën e lansuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) lidhur me subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore për nxënësit, për vitin shkollor 2023/2024, lëshon udhëzues për Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në udhëzuesin e nënshkruar nga minsitrja Haxhiu.

“Udhëzohen zyrat e përmbaruesve privatë që në pajtim me situatën faktike, të shqyrtojë mundësitë për lehtësimin e pagesave në llogaritë e bllokuara të debitorëve-  prindër të nxënësve përfitues nga platforma e lansuar nga MASHTI për subvencionimin e teksteve shkollore (përmes zhbllokimit të përkohshëm të llogarive të bllokuara të debitorëve në rastet kur të njëjtit pranojnë mjete financiare subvencionuese të destinuara për blerjen e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera mësimore, me qëllim të tërheqjes së këtyre mjeve deri në vlerën e destinuar për këtë qëllim), thuhet në Udhëzues.

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci ka njoftuar të enjten mbrëma se barra për blerjen e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do t’u bie prindërve, për çka qeveria do t’i subvencionojë me nga 80 euro për një nxënës, derisa për klasat tjera do të përdoren librat nga vitet e kaluara që janë dorëzuar në fund të vitit shkollor.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Kosova News 25/08/2023 25/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Pritën semaforin jeshil për të festuar, tifozët japonezë tërheqin sërish vëmendjen për disiplinën e tyre (VIDEO)
17:22 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?