KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli i Prindërve: Paratë për tekste do të jenë në llogaritë e prindërve para shtatorit
Arsim

Këshilli i Prindërve: Paratë për tekste do të jenë në llogaritë e prindërve para shtatorit

Kosova News
Kosova News 18:57 -24/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Besnik Dragusha, deklaroi se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka siguruar ata se prindërit do t’i kenë në llogari paratë për blerjen e teksteve shkollore para nisjes së procesit mësimor.

Ai deklaroi të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se kanë pasur takime me zyrtarë të Ministrisë dhe ky institucion ua ka sqaruar një pjesë të procesit se si prindërit do të mund t’ua blejnë fëmijëve librat shkollorë, pasi MASHTI s’mund ta bëjë këtë.

“MASHTI na ka dërguar para një akti me shumë të panjohura. Kemi diskutuar për shqetësimet e prindërve nëpër komunat e Kosovës. Kemi dalë në disa konkluzione pasi kemi konsideruar se përdorimi i një metodologjie të re, përmes e-Kosovës, mirëpo nëse do të duhej të përdorej kjo metodë, të fillohej përgatitja disa muaj më parë. Kemi thënë se ndoshta do të ishte më mirë që MASHTI, meqë s’ka asnjë mundsi të bëjë sigurimin e librave, të përdorë një metodë tjetër ku prindërit do të shkonin në librari me vërtetim dhe të nënshkruanin se do të merrnin librat. Kjo gjë është thënë se është e pamundur të realizohet”, deklaroi Dragusha.

Sipas tij, procesi për bursimin e prindërve me para për blerjen e teksteve shkollore po shkon drejt finalizimit, ndërsa shtoi se Këshilli pret që 1 shtatori t’i gjejë nxënësit me libra.

“Ministria na ka siguruar në një takim që kemi pasur sot. Na ka shpjeguar cilat janë mundësitë për realizimin e kësaj…Procesi po shkon në atë drejtim, ajo që neve na është thënë dhe është premtuar se paratë prindërit do t’i kenë para një shtatorit në llogaritë e tyre. Ne kemi kërkuar që fëmijët më 1 shtator të mos e nisin mësimin pa libra. Atë çka dimë është se ministrja ka bërë llogaritjen e shumave për klasa dhe premtimi është se do të bursojnë paratë në llogaritë e prindërve që asnjeri të mos i japë nga xhepi i vet”, tha ai.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Kaçanikut, Zahir Doda, ka deklaruar se kjo mënyrë e furnizimit të fëmijëve me tekste shkollore do të jetë problematike, pasi siç tha, koha e përmbushjes së këtij plani është e shkurtër. Doda bëri të ditur se kjo komunë s’ka librari, me ç’rast furnizimi duhet të bëhet nga ndonjë komunë tjetër.

Ai theksoi për KTV-në se Drejtoria e Arsimit ka kontakt me MASHTI-n, por shtoi se ky institucion “s’e pranon mendimin ndryshe”.

“Vendimin e ministres ende s’e di, paralajmërimi më duket i parealizueshëm. Si Drejtori Komunale e Arsimit kemi pasur kontakt, jemi të interesuar që vitin shkollor ta fillojmë me kohë, si do të jetë ai fillim varet nga potezat e Ministrisë. Të paktën të bëjmë një kërkesë nga nxënësit që t’i sjellin librat e vjetër, e të ketë nisje të rregullt. në Komunën e Kaçanikut janë i gatshëm të fillojë vitin shkollor”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexoni:

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon

Kosova News 24/08/2023 24/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?