KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, mbahet debati i parë i kandidatëve republikanë – Trump nuk mori pjesë
Botë

Zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA, mbahet debati i parë i kandidatëve republikanë – Trump nuk mori pjesë

Kosova News
Kosova News 15:49 -24/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidatët republikanë që po përpiqen të fitojnë emërimin e Partisë Republikane për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara, zhvilluan debatin e parë mbrëmjen e së mërkurës duke kritikuar ashpër Presidentin Joe Biden për çështje si ekonomia dhe shpenzimet e tepruara qeveritare, siç u shprehën ata.

Në debat nuk mori pjesë ish-Presidenti Trump i cili kryeson garën republikane. Mungesa e tij do të jetë një provë vendimtare për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, i cili nuk ka mundur të rrisë mbështetjen pavarësisht se rënditet i dyti pas Trump.

“Vendi ynë është në rënie”, tha guvernatori i Floridës Ron DeSantis i cili u duartrokit nga të pranishmit.

Ndërsa kanë mbetur më pak se pesë muaj nga fillimi i procesit të përzgjedhjes së kandidatit republikan për president, debati është një mundësi kritike që kandidatët të prezantohen përpara miliona votuesve.

Ndërsa guvernatori i Floridës Ron DeSantis pritej të ishte objektivi kryesor i sulmeve, kandidatët i përqendruan sulmet e tyre ndaj sipërmarrësit Vivek Ramaswamy, mbështetja ndaj të cilit ka filluar të rritet.

“Nuk është koha për të trajnuar dikë në detyrë. Nuk kemi nevojë të sjellim njerëz pa përvojë”, tha ish-Zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili e hapi debatin me një notë të zjarrtë ndërsa u përpoq të pozicionohej si kandidati më me përvojë.

Në qendër të debatit ishte kandidati 38-vjeçar Vivek Ramaswamy, i cili disa muaj më parë nuk pritej të arrinte në këtë fazë.

Megjithëse shumë prapa zotit Trump në sondazhe, Ramaswamy e ka ngushtuar diferencën me guvernatorin e Floridës Ron DeSantis.

Ramaswamy tha se nuk ishte një politikan i zakonshëm duke deklaruar se, “Unë jam i vetmi person në skenë që nuk blihem dhe nuk paguhem”.

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, e sulmoi Ramaswamy duke thënë, “Mjaft me dikë që tingëllon si ChatGPT”, duke shtuar se fjalimi hapës i Ramaswamy si një djalë i dobët me një emër të vështirë për t’u shqiptuar i kujtoi atij ish-Presidentin Barack Obama.

Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, e kritikoi argumentin e Ramaswamy se Uashingtoni nuk duhet të mbështesë Ukrainën kundër agresionit rus. “Nën drejtimin tuaj, do ta bënit Amerikën më pak të sigurt. Ju nuk keni përvojë në politikën e jashtme dhe kjo duket”, tha zonja Haley, duke e shikuar në sy zotin Ramaswamy.

Lidhur me situatën me të cilën përballet Trump me drejtësinë amerikane, Ramaswamy tha se nëse do të zgjidhej president ai do ta falte atë. Christie, një ish-prokuror, reagoi në mënyrë agresive pavarësisht se u kundërshtua nga audienca e zëshme.

Pence gjithashtu refuzoi të thoshte nëse do ta falte Trump nëse ai dënohet. Ai tha se do ta shqyrtonte mundësinë në baza të drejta.

DeSantis u tregua më i kujdesshëm. Ai nuk foli për aktakuzat ndaj Trump. Përkundrazi, ai bëri thirrje për dhënien fund të politizimit të Departamentit të Drejtësisë.

Kandidatët republikanë në përgjithësi u pajtuan se Pence bëri gjënë e duhur më 6 janar 2021 duke mos zbatuar kërkesën e Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve./VOA/

Aktiviteti i fushatës për zgjedhjet presidenciale për vitin 2024 në SHBA, fillon të mërkurën

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 24/08/2023 24/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?