KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti ka prtur në takim anëtarët e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Politikë

Kryeministri Kurti ka prtur në takim anëtarët e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Kosova News
Kosova News 23:25 -23/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mirëpriti në kryeministri Joseph DioGuardin – kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi -drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, anëtarë të bordit dhe anëtarë tjerë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Ky takim vjen pas pjesëmarrjes në ceremoninë e inaugurimit të “Murit të Nderit” nga Fondacioni Shqiptaro-Amerkan dhe Shoqata e Miqësisë Kosovë – Izrael, që u z​hvillua gjatë ditës së sotme.

Duke iu uruar mirëseardhje në vendin tonë, kryeministri Kurti, tha se është i gëzuar dhe i nderuar që së bashku sot përuruan në Parkun e Qytetit “Murin e Nderit”, përmes së cilit po shënohet, nderohet dhe përkujtohet akti heroik i shpëtimit të hebrenjve.

Në këtë takim kryeministri Kurti, nënvizoi se tashmë po bëhen 33 vjet kur përfaqësuesit amerikanë, Bob Dole, Tom Lantos si dhe Joe DioGuardi, arritën në Prishtinë për t’i dhënë mbështetje Kosovës, luftës saj çlirimtare dhe thirrjeve të popullit për liri, demokraci dhe republikë.

Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti amerikan Joe DioGuardi, u shpreh se me ”Murin e Nderit” të inauguruar sot po ndërtohet një urë mes popullit hebre dhe popullit të Kosovës.

Ndërkaq, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Shirley duke dhënë mbështetjen për Kosovën, falënderoi kryeministrin dhe shtetin e Kosovës që​ e bëri të munduar që ”Muri i Nderit” të bëhet realitet.

Me të pranishmit u bisedua edhe rreth gjendjes aktuale politike ku edhe i njoftoi më gjerësisht për situatën politike në vend dhe për progresin, arritjet dhe reformat gjatë qeverisjes së deritanishme, si dhe për mbështetjen e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane për Qeverinë dhe për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Kosova News 23/08/2023 23/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?