KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fushatën e Vuçiqit kundër Kosovës, Stano e cilëson “koment”
Politikë

Fushatën e Vuçiqit kundër Kosovës, Stano e cilëson “koment”

Kosova News
Kosova News 14:35 -23/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje


Fushatën kundër Kosovës, të cilën e ka intensifikuar ditëve të fundit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, e ka cilësuar si “koment”.

Stano në një përgjigje për deklarimet lobuese të Vuçiqit kundër Kosovës, që i bëri në Hungari e Athinë, që janë në kundërshtim me Marrëveshjen Bazë, ka thënë se “rregull të përgjithshëm e kanë të mos komentojnë mbi komente”.

“Si rregull e përgjithshëm ne nuk komentojmë mbi komentet. Ne e kemi bërë mjaft të qartë qëndrimin tonë gjatë ditëve e javëve të fundit dhe nuk ka asgjë të re që duam të shtojmë në këtë fazë”, ka thënë në pyetjet e KOHËS, Stano.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, disa ditë më parë në një takim në Hungari me liderin hungarez Viktor Orban, la të kuptohet se nuk do të ketë marrëdhënie të mira me shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Dhe i dha përkrahje deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq, që tha se “Mali i Zi e Maqedonia e Veriut kanë gabuar që kanë njohur Kosovën, dhe se do t’u bie kjo në kokë, siç po i godet në Ukrainë ata që promovuan pavarësinë e Kosovës”.

Të hënën e të martën në Athinë, Vuçiq bisedoi me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky si dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, “për çështjen e Kosovës”. Ai tha pas takimeve se Ukraina e Greqia nuk do ta ndërrojnë qëndrimin e tyre karshi Kosovës. Këto dy shtete nuk e njohin Kosovën.

Vuçiqi edhe të mërkurën në një konferencë për media tha se ishin takime mjaft me rëndësi ato në Athinë.

“Gjithçka është e vështirë për ne, në kushte shumë të vështira arritëm të fitonim atë që është e rëndësishme për Serbinë. Ishin katër shtete, dy nga BE-ja dhe Ukraina, të cilat janë nën presion që ta njohin Kosovën. Për ne aty ishin diskutime kyçe. Unë po kërkojë të nxjerri më të mirën për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

Stano ndërkohë për KOHËN ka thënë se është esenciale që palët t’i kthehen dialogut dhe të implementojnë shpejtë Marrëveshjen bazë pa vonesa të mëtutjeshme.

“Ka një pritje të qartë nga ana e BE-së nga palët që të marrin hapa shumë mirë të përcaktuar për depërshkallëzim. Është esenciale që dialogu i lehtësuar nga BE-ja, i drejtuar nga Përfaqësuesi i Lartë, dhe implementimi i shpejt i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve dhe Aneksit të zbatimit, të vazhdojnë pa vonesa të mëtutjeshme”, ka thënë Stano.

Takimi në Athinë, Vuçiqi beson se Greqia e Ukraina nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Kosova News 23/08/2023 23/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?