Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka filluar fjalimin e tij duke përmendur përfaqësimin e Kosovës në 20 vjetorin e shënimit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, vizitë kjo e cila u organizua në Greqi.
Ai ka thënë se në këtë vizitë ka potencuar se çdo shtet i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian duhet të zbatojnë një sërë kushte.
“Ndërkaq në darkën e përbashkët që patëm unë theksova se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk ka alternative. Të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin e shtetit në BE duhet ta zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësimin e mirë”, ka deklaruar Kurti.


