Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka njoftuar për vizitën që sot ka realizuar në Kosovë, Drejtori i Përgjithshëm për Evropë, Peter Wilson.
Wilson gjatë qëndrimit në Kosovë a takuar sot zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin si dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla, me ç’rast kanë diskutuar për çështjet e brendshme dhe ato rajonale.
Në këtë takim, Wilson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të mbetet e përkushtuar ndaj raporteve dypalëshe dhe se e mbështesin stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të Kosovës.
Peter Wilson, ?? Director-General for Europe had useful and frank discussions on domestic and regional issues with Deputy Prime Ministers Besnik Bislimi and Donika Gervalla. 1/2 pic.twitter.com/ppeYxaE6Vx
— UK in Kosovo ?? (@UKinKosovo) August 22, 2023


