KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dronët ushtarakë
Botë

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dronët ushtarakë

Kosova News
Kosova News 18:38 -21/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Moska njoftoi në nëntor të vitit të kaluar se do ta kthejë sistemin sovjetik për stërvitjen e fëmijëve nga viti 2023. (Fotografi nga arkivi).

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dhe si t’i luftojnë dronët ushtarakë në vitin e ri shkollor, sipas planit mësimor të publikuar të hënën nga Ministria e Arsimit e Rusisë.

Moska njoftoi në nëntor të vitit të kaluar se do ta kthejë sistemin sovjetik për stërvitjen e fëmijëve nga viti 2023, në një kohë kur po e vazhdon luftën tashmë 18-mujore në Ukrainë.

Lënda e dronëve, të cilën do ta mësojnë fëmijët nga mosha 15 vjeçe deri në atë 17 vjeçe, po futet nëpër shkollat e mesme tani që territori rus është duke u sulmuar pothuajse çdo ditë nga dronët ukrainas dhe në një kohë kur përdorimi i tyre në konflikt po bëhet i rëndësishëm.

Programi i ri mësimor në shkollat ruse do të fokusohet në “përgatitjen ushtarake dhe mbrojtjen e atdheut”. Fotografi nga arkivi.

Sipas uebsajtit të Ministrisë së Arsimit të Rusisë, nxënësit do të “mësojnë mënyrat sesi mund të përdorën në luftë mjetet ajrore (UAVs)”.

Ata do të kryejnë, po ashtu, “detyra praktike për pilotimin e dronëve”, si dhe “do të mësojnë algoritmin e luftimit të dronëve të armikut”.

“Futja e një lënde të tillë në shkolla do ta bëjë të mundur përgatitjen sistematike të qytetarëve tanë për konfrontim të mundshëm me armikun”, tha ligjvënësi Sergei Mironov në nëntor 2022, kur bëri fushatë për kthimin e lëndës për stërvitjen e nxënësve.

Pamje që shfaqin dëmet e shkaktuara në një ndërtesë në zonën e biznesit në Moskë. 30 korrik 2023.

Qëkur Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, autoritetet ruse e kanë udhëhequr një fushatë të gjerë për rritjen e patriotizmit nëpër shkolla.

Shkollat janë urdhëruar ta lëshojnë himnin kombëtar dhe ta ngrenë flamurin në fillim të çdo jave.

Kremlini po ashtu futi në plan edhe orë mësimore – të cilësuar si “biseda të rëndësishëm” – për mesimin e revizionizmit të Luftës së Dytë Botërore, vlerave ruse dhe narratives zyrtare të Moskës se trupat e saj “po i mbrojnë” bashkatdhetarët në Ukrainë.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 21/08/2023 21/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?