Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla ka kritikuar kryetarin Përparim Rama se nuk ka filluar së realizuari asnjërin nga premtimet e mëdha që ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore.
Lëvizja Vetëvendosje edhe më parë qeverisjen e LDK-së e ka quajtur një qeverisje me veprime kozmetike dhe pa përmbajtje, duke thënë se nga 207 premtimet e dhëna nga kryetari aktual i Prishtinës, janë realizuar një numër krejt simbolik.
E tani Sveçla i ka listuar premtimet e mëdha e kapitale që Rama i ka dhënë gjatë fushatës, por që asnjërin ende nuk ka filluar ta realizoj.
“Kur është në gati në gjysmë të mandatit, kryetari i Prishtinës, akoma nuk ka filluar asnjë prej projekteve të mëdha, kapitale, të premtuara gjatë fushatës zgjedhore e me të cilat e fitoi besimin e 51% të votuesve të Kryeqytetit”, ka shkruar Sveçla.




