Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës, në të cilën e ka miratuar vendimin përmes të cilit i bashkohet Deklaratës së Përbashkët të vendeve të G7-s mbi mbështetjen për Ukrainën.
Kurti ka thënë se mbështetja dhe përkrahja ndaj Ukrainës do të zbatohet sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës.
“Duke iu bashkuar kësaj Deklarate, Republika e Kosovës rithekson se sigurimi i fitores për popullin ukrainas, si dhe llogaridhënia e liderëve të Rusisë për krimet e tyre, është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe demokracisë, në Evropë dhe më tej”, ka shkruar ai.
Deklarata e plotë:


