KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zv/ministri i Drejtësisë për rezervat shtetërore: E njëjta “Prokurori Speciale” e ka bërë këtë veprim – Prandaj, është keqpërdorim i mekanizmave ligjor për hakmarrje ndaj Qeverisë
Politikë

Zv/ministri i Drejtësisë për rezervat shtetërore: E njëjta “Prokurori Speciale” e ka bërë këtë veprim – Prandaj, është keqpërdorim i mekanizmave ligjor për hakmarrje ndaj Qeverisë

Kosova News
Kosova News 14:24 -20/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në një postim në Facebook, ka reaguar ndaj pretendimeve të Prokurorisë lidhur me rastin e rezervave shtetërore, ndërsa ka kujtuar rastin e ngjashëm kur po kjo prokurori pronën e shtetit dhënë një privati pa asnjë bazë ligjore, e kishte cilësuar si çështje procedurale dhe civile.

Sallahu tha se rasti i fundit është tregues, kur çështja me karakter komplet civil tentohet të kthehet në çështje penale si formë hakmarrje ndaj qeverisë.

Ai tha se kur lidhet një kontratë me element të huaj, në mes shtetit dhe një operatori ekonomik ndërkombëtar, në të cilën përcaktohet saktë sasia e mallit që do të vie, çmimi dhe pagesa dhe pavarësisht mosardhjes së mallit ose ardhjes së kufizuar të saj në Kosove, nuk mund të ketë karakter tjetër përveçse civil.

“Ky kontest civil zgjidhet në gjykatën kompetente të përcaktuar në kontratë. Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund të ketë vepër penale në këtë rast ose jo. Siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjell mallin në tërësi dhe kësisoj gjykata mund të merr vendim duke detyruar operatorin  e tillë ekonomik për dëmshpërblim. Prandaj në këtë rast në asnjë formë nuk ka përgjegjësi penale”, ka thënë Sallahu.

Pra, sipas tij, realizimi i kontratës bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontratës nga operatori ekonomik në tërësi nuk përbën vepër penale por bazë të mjaftueshme për realizim të dëmshpërblimit në gjykatë.

“Nëse vendimi i tillë merret në gjykatën kompetente në Kosovë, atëherë ky vendim njihet dhe ekzekutohet ne vendin ku ndodhet selia e operatorit-ve ekonomik.

Nëse do të shkonim me supozimin se secili mosrealizim i kontratës ose realizim i pjesshëm i kontratës do të plotësonte figurën e veprës penale atëherë krejt qytetaret e këtij shteti do jenë përgjegjës  penalisht dhe do ta shuanim të drejtën civile si degë e së drejtës”, ka shkruar Sallahu.

Për fund, zëvendësministri kujtuar rastin e ngjashëm kur po kjo prokurori e kishte cilësuar si çështje procedurale dhe civile, kontratën që pronën e Shërbimit Korrektues ia kishin dhënë një personi, madje pas asnjë bazë ligjore.

“Vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit (pronë e Shërbimit Korrektues ku i është dhënë në shfrytëzim për afat 10 vjeçar një personi fizik, pastaj është regjistruar si person juridik) ku është lidhur kontratë bash pa asnjë bazë ligjore, ku janë rrënuar objektet shtetërore, duke theksuar në aktvendim për hudhjen e kallëzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale.

Edhe njëherë, e njëjta “prokurori speciale” e ka bërë këtë veprim. Prandaj, është keqpërdorim i mekanizmave ligjor për hakmarrje,  e asgjë më shumë!”, ka theksuar mes tjerash Sallahu.

Deputeti Muja: Dosja e prokurorit ka gabime elementare – Motivi për të stërpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV’ nuk është vetëm i opozitës
Sami Lushtaku e bleu tokën e shtetit 50 euro dhe e shiti për 7 mijë euro arin, Zogiani: Për këtë nuk ka filluar hetimet Prokuroria

Gjithashtu lexoni:

APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore

E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit

Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje

Arrestohet hajni i shumëkërkuar në Gjakovë, ky është emri i tij

Arrestohen katër të dyshuar për veprën ‘vjedhje e rëndë në tentativë’

Kosova News 20/08/2023 20/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?