KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Muja: Dosja e prokurorit ka gabime elementare – Motivi për të stërpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV’ nuk është vetëm i opozitës
Politikë

Deputeti Muja: Dosja e prokurorit ka gabime elementare – Motivi për të stërpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV’ nuk është vetëm i opozitës

Kosova News
Kosova News 11:38 -20/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja, ka komentuar dosjen e Prokurorisë Speciale, ku theksohet se e përpos procedurës së kundërligjshme që është ndjekur në blerjet e rezervave shtetërore ka edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.

Sipas Mujës, dosja është nxjerrë nga konteksti dhe ka gabime elementare, duke theksuar se më gjasë zyrtarët e MINT-it janë arrestuar pa u dëgjuar fare.

Muja ka pyetur se “Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji? Motivi për tê stërpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV-së nuk është vetëm i opozitës. A dëgjohen eksponentët e PLAN që kanë shitur tokat bujqësore (2 euro ari), kanë vjedhur subvencionet e grurit dhe kanë shterur rezervat duke mbajt ders?”

Sipas dosjes së Prokurorisë pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë. Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.

Sami Lushtaku e bleu tokën e shtetit 50 euro dhe e shiti për 7 mijë euro arin, Zogiani: Për këtë nuk ka filluar hetimet Prokuroria

Por, Muja ka theksuar se mungojnë rreth 300 mijë euro dhe jo 600 mijë.

“Është dëmtuar buxheti për 601,000 euro – ose po mungon një shpjegim shtesë ose Prokurori nuk e din matematikën elementare. Do të duhej të ishte 301,384 euro jo 601,000 euro. Në dosje thuhet se 276,000 euro vaj/sheqer ende nuk ka ardhur dhe mungojnë 52.5 tonë ( 25,383 mijë euro)”, ka shkruar Muja në FACEBOOK.

Reagimi i plotë i Armend Mujës:

Rezervat dhe Dosja e Prokurorisë

I. Rezerat shtetërore në kontekst kohor

1.1 MINT gjatë fundvitit 2021 kishte dy tenderë të hapur për blerje të grurit. Të dy procedurat dështuan në mungesë të ofertave. Asnjë kompani nuk ishte paraqitur pēr shkak se çmimi i kuotuar nga MINT ishte i ulët dhe kishte mungesë gruri për shkak se një nga prodhuesit kryesor (Ukraina) ishte në luftë.

1.2 Paniku i miellit – ndërmjet 1 shkurt-30 mars 2022 kishte vështirësi të gjendej miell në markete, në raste kishte edhe radhë të qytetarëve për furnizim.

1.3 Qeveria nê shkurt 2022 alokon 10 milionë euro pêr blerje të grurit dhe produkte tjera të rezervës shtetërore. Një lider i opozitës, ish-Ministër i Bujqësisë deklaron se Kosova kishte rezerva gruri vetëm për tri ditë.

II. Dosja dhe pretendimet e Prokurorisë

2.1 Êshtë shkelur procedura e prokurimit – nuk është e vërtetë. Procedura e hapur ishte aplikuar siç parashihet në nenin 20 të Ligjit për Rezervën Shtetërore por kishte dështuar. Departamenti, në rrethana tê dështimit të procedurës sê hapur dhe nevojës emergjente për grurë ka zgjedhur një metodë që sanksionohet në nenin 3 të Ligjit për Prokurim Publik – kontratë me negocim direkt për mallëra që klasifikohen si sekrete shtetërore. Çfarë do bënte Kosova në një kontekst kur mielli ishte në mungesë e çmimi i vajit po shkonte në qiell? Të pres me muaj të tërë kur çmimet në berzë ngriteshin nga dita në ditë?

2.2 Ështê kufizuar konkurrenca – nuk është e vërtetë. Tregu i grurit pothuajse nuk ekzistonte për shkak se shumica e shteteve kishin ndaluar eksportin. Turqia si burim i grurit ishte me vend. Nuk kishte tjera në atë kohë. Edhe vendi i preferuar i tregtarëve tanë (Serbia) kishte ndaluar eksportin. Shqipëria kishte aplikuar metodē tē hapur por kishte dështuar në furnizim.

2.3 Është dëmtuar buxheti për 601,000 euro – ose po mungon një shpjegim shtesë ose Prokurori nuk e din matematikën elementare. Do të duhej të ishte 301,384 euro jo 601,000 euro. Në dosje thuhet se 276,000 euro vaj/sheqer ende nuk ka ardhur dhe mungojnë 52.5 tonë ( 25,383 mijë euro).

2.4 Çmimi i negociuar i grurit dhe vajit – është brenda margjinēs së çmimeve në berzë gjatē mars 2022 (460-500 për ton). Çmimi i negociuar në kontratën e MINT ka qenë 484 euro për ton. Në rast se në çmim është përfshirë edhe transporti, mund të jetë kontratë shumë e favorshme për atë kohë. Çmimi i vajit të negociuar ishte afërsisht 1.1 euro – më lirë se çmimi në tregun e Kosovës në atë kohë. Për rikujtim çmimi i vajit në Kosovë ato ditë kishte shkuar në 3.49 euro për litër.

III. Nuk kemi çështje me procedurën, as me çmimet e negociuara. As ky vet-inqizimi nuk është relevant – për mallëra sekrete shtetërore paguhet avans 100%. Dosja e Prokurorisë nuk specifikon afatet kohore se kur do të duhej të arrinte malli. Nuk specifikohet nëse kemi të bëjme me vonesë apo mungesë. Për vonesa aplikohen penalet. Në rast se firma nuk ka sjellur mallin sipas kontratës inicohet procedura e rikthimit të mjeteve – gjë që MINT e ka bërë. Është heret të konkludohet se është dëmtuar buxheti.

IV. Është e rëndësishme të luftohet për çdo kokërr grurë që i takon qytetarëve. Për secilin pretendim të Prokurorit ka shpjegime alternative. Zyrtarët mund të kenë inicuar procedure të përshpejtuar jo për të shkelur ligjin por për të siguruar rezervat në mungesë të ofertave të mëhershme dhe nevojës për të siguruar miell. Kishte panikë furnizimi në atë kohë. Vetëm prokurorët dhe gjykatësit në Kosovë e kanë luksin e kohës. Çmimet e negociuara janë sipas tregut. Rrjedhimisht duhet përqëndruar tek firma që nuk ka liferuar mallin. Këtu është çështja.

V. Dosja e prokurorit është e shkoqitur nga konteksti dhe ka gabime elementare. Me gjasë zyrtarët janë arrestuar pa u dëgjuar fare. Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji? Motivi për tê stërrpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV’ nuk është vetëm i opozitës. A dëgjohen eksponentët e PLAN që kanë shitur tokat bujqësore (2 euro ari), kanë vjedhur subvencionet e grurit dhe kanë shterrur rezervat duke mbajtë ders?

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Kosova News 20/08/2023 20/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?