Kosova tashmë e ka miratuar ligjin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, por ky ligj nuk po respektohet nga të gjithë.
Madje duhani vazhdon të konsumohet nëpër ambiente të myllura edhe nga zyrtarët e komunave. Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Ferizaj, nga radhet e AAK-së, Xhavit Zariqi, shihet me cigare në një ambient të mbyllur.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit. me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, parandalimitm vetëdijësimit dhe edukimit të shoqërisë mbi efektet e dëmshme të duhanit. Edhe ministri Peci gjatë inspektimit të muajve të fundit ka deklaruar se do të ketë zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura.


