KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova me potencial për agroturizëm, investimet të mirëseardhura
Ekonomi

Kosova me potencial për agroturizëm, investimet të mirëseardhura

Kosova News
Kosova News 15:22 -19/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës planifikon të ndajë 20 milionë euro, nga viti i ardhshëm deri në vitin 2027, për zhvillimin rural dhe agroturizmin. Ekspertë të bujqësisë dhe promovues të turizmit thonë se investimet në zonat rurale janë të mirëseardhura, pasi Kosova ka potencial për zhvillimin e agroturizmit.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ditë më parë promovoi inaugurimin e disa bujtinave në bjeshkët e Rugovës, të përkrahura me një grant në vlerë 100 mijë euro, i ndarë nga Ministria e Bujqësisë.

Me qëllim të zhvillimit të agroturizmit, Qeveria e Kosovës ka miratuar një marrëveshje me GIZ-in gjerman, në vlerë 20 milionë euro.

Marrëveshja pritet të zbatohet nga viti 2024 deri më 2027, bëri të ditur  ministri Faton Peci. 

“Projekti ka për qëllim zhvillimin e zonave më pak të zhvilluara në zonat rurale. Ne do të promovojmë dhe përkrahim zhvillimin rural, agroturizmin, ekoturizmin, zejet tradicionale, përpunimin në fermë, prodhimin e energjisë së ripërtërishme, marketingun, shitjet me pakicë dhe krijimin e startuapeve për sektorin e bujqësisë”, tha ai, shkruan RTK.

Profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci, thotë se nismat për të përkrahur zhvillimin rural ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e familjeve që jetojnë në vise rurale dhe mos shpopullimin e tyre.

 “Mendoj se me investimet e duhura, turizmi rural dhe agroturizmi mund të jenë një veprimtari joshëse jo vetëm për pjesën e popullatës që jetojnë në zona rurale, por edhe për tërheqjen e vizitorëve vendorë apo edhe ndërkombëtarë që të kenë atraksione të caktuara turistike, siç ofrohen për shembull në vendet perëndimore. Vlerësoj se është për t’u përshëndetur investimi në zonat rurale, sepse jo të gjitha zonat duhet përkrahur në mënyrë të barabartë”, tha ai.

Kryetari i Unionit të Turizmit, Baki Hoti, thotë se Kosova ka potenciale turistike andaj edhe duhet të ketë më shumë investime.

“Kosova ka potencial te pjesa e turizmit rural, kulturor por edhe te turizmi malor dhe ai dimëror. Këto janë elemente që Kosova duhet t’i shfrytëzojë në maksimum. Investimet në pjesën e turizmit rural dhe agroturizmit janë të mirëseardhura. Prandaj duhet sa më parë që institucionet të mbështesin komunitetin, në mënyrë që të krijohen ambiente për zhvillimin e turizmit në zona rurale”, tha ai.

Sipas Agjencisë së Statistikave, numri i vizitorëve vendorë e të huaj gjatë vitit 2022 ishte rreth 460 mijë, shumica turistë të jashtëm.

Gjithashtu lexoni:

Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Kosova News 19/08/2023 19/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?