KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKShPK-ja bën apel për kujdes ndaj COVID-19, paralajmëron rritje të numrit të rasteve
Shëndetësi

IKShPK-ja bën apel për kujdes ndaj COVID-19, paralajmëron rritje të numrit të rasteve

Kosova News
Kosova News 14:19 -13/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas rritjes së rasteve me COVID-19, u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe vaksinim.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjeve nga kjo sëmundje! Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”.

Ky institut thotë se përpos rasteve të dyshuara, po teston edhe rastet e kontaktit të atyre që kanë rezultuar pozitivë.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhimbje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”.

IKSHPK-ja apelon për vaksinim me dozë të parë (ata që nuk janë vaksinuar ende), dozë të dytë dhe të tretë, si dhe personat mbi moshën 60 vjeç edhe me dozën e katërt.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”.

“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksinohen kundër COVID-19. #Vaksinohuni!”.

Gjithashtu lexoni:

137 raste me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm gjatë javës së fundit

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

QKUK: 337 raste në Emergjencë gjatë 24 orëve

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

“Pini ujë shpesh”, “Mos i lini fëmijët brenda makinave”, IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga vapa

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?