Qeveria e Republikës së Kosovës ditë më parë ka marrë një vendim përmes të cilit e mundëson regjistrimin me tabela të Republikës së Kosovës për makinat të cilat kanë tabela ilegale “KM”, “PZ” e të tjera.
Për këtë vendim kanë reaguar nga Beogradi zyrtar, derisa mbrëmë në veri të Mitrovicës në dhjetëra makina me regjistrim të Republikës së Kosovës janë shfaqur ngjitës që mbajnë stemën e Serbisë dhe që shënojnë “KM”.
Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë thënë se janë duke u marrë me të.



