KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aliu e Ahmeti: Rruga Tetovë-Prizren me rëndësi për të dyja vendet
Ekonomi

Aliu e Ahmeti: Rruga Tetovë-Prizren me rëndësi për të dyja vendet

KosovaNewss
KosovaNewss 12:32 -16/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka dërguar ministrin e Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për takim me kryetarin e partisë shqiptare në pushtet në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, pak ditë pasi vizita e Kurtit në këtë shtet u cilësua si përçarëse e shqiptarëve, për shkak se takoi vetëm opozitarët dhe jo shqiptarët në pushtet.

Reagime të shumta nxiti vizita e Kurtit javën e kaluar. Ai takoi përfaqësues të partive opozitare në Tetovë e Çair. Kurti mori pjesë edhe në përurime e emërtime të rrugëve. Reagoi edhe presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski, që ka kërkuar sanksione për organizatorët e kësaj vizite, për shkak të ikonografisë shqiptare të përdorur gjatë manifestimeve. Kryetarëve të Çairit e Tetovës u janë ngritur kallëzime penale për shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore.

Të mërkurën, në Maqedoni të Veriut ka qëndruar ministri Liburn Aliu. Ai dhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kanë konfirmuar se vizita është bërë me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti. Të dy kanë kthyer fokusin kah projekti për rrugën Prizren-Tetovë.

“Vizita është bërë me kërkesë të kryeministrit të Kosovës me qëllimin më të mirë për vazhdimin e komunikimit. Ashtu siç ka qenë në të kaluarën, ky komunikim dhe ky bashkëpunim të vazhdojë me interes për të dyja vendet tona sepse çdo bashkëpunim dhe forcim i këtij bashkëpunimi mes vendeve të rajonit si me Republikën e Kosovës si me Republikën e Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Serbisë, sigurisht që jemi investues të fortë në drejtim të paqes, stabilitetit, sigurisë dhe ardhmërisë së sigurt të rajonit që jo hiq më shumë se 20 vite ka qenë i trazuar në konflikte e luftëra me pasoja të rënda”, ka deklaruar Ahmeti në konferencën e përbashkët për media me Aliun. “Dhe qasja që bëhet tanimë është në dobi të të gjitha vendeve tona, po për të qenë i suksesshëm ky angazhim dhe për të reflektuar drejtpërsëdrejti te popujt ashtu edhe te shtetet në kuadër të kësaj vizite, sigurisht që një vëmendje e veçantë iu bë edhe rrugës që është në projektim e sipër Tetovë-Prizren me leverdi të jashtëzakonshme ekonomike për të dyja vendet tona sepse rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimin mundëson ekonomi më të zhvilluar e përparuar dhe besoj se ekipet ndërqeveritare merren seriozisht dhe aktivisht me këtë çështje që projektimi të mbyllet sa më shpejt e fillimi të ndodhë në kohë sa më të afërt”.

Ndërsa ministri Aliu u shpreh se kjo rrugë do të lidhë edhe pjesën e parkut nacional të Sharrit në Kosovë me pjesën e Serbisë.

“Takimin sapo e zhvilluam me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti për bashkëpunimin e të dyja vendeve dhe konkretisht për hapat e mëtejmë të realizimit të rrugës që lidh Tetovën dhe Prizrenin e që është rrugë që ka ndikim jashtëzakonisht të madh ekonomik për të dyja vendet. Dua të përkujtoj që kjo rrugë tashmë ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin, dizajnin edhe tunelin e përbashkët dhe më pastaj të kalomë në fazën e realizimit të plotë të këtij projekti. Përpos që lidh Prizrenin me Tetovën e lidh edhe pjesën e parkut nacional të Sharrit në pjesën e Republikës së Kosovës me pjesën e parkut nacional në anën e Maqedonisë. Zonat kanë vlera të jashtëzakonshme dhe mundësi të zhvillimit ekonomik përmes turizmit si veror edhe dimëror dhe kjo rrugë do të krijojë një mundësi të menaxhimit të përbashkët të parkut nacional dhe menaxhimit të zhvillimit të turizmit për të dyja vendet që do të mund të krijonte mundësi të reja për vende pune e zhvillim ekonomik”, ka thënë Aliu.

Ata nuk kanë pranuar të përgjigjen në interesimin e gazetarëve për pyetje.

“Mirë se erdhe Kryeministër”, pritja e Kurtit me flamuj edhe nëpër ballkone nga qytetarët në Shkup (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

KosovaNewss 16/08/2023 16/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?