KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas arrestimit, PDK kërkon hetime dhe dorëheqjen e Besnik Mujecit
Politikë

Pas arrestimit, PDK kërkon hetime dhe dorëheqjen e Besnik Mujecit

Kosova News
Kosova News 15:26 -15/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, pas arrestimit në Tiranë të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, ka thënë se ky i fundit e ka marrë drogën në Serbi, e ka sjellë në Kosovë e më pas e ka dërguar në Shqipëri.

Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese kush e përfaqëson sot votën e qytetarëve të Prishtinës nga LVV.  Sipas informatave të policisë së Shqipërisë, droga është eksportuar nga Kosova në Shqipëri përmes autobusëve. Arrestimi i asamblistit të LVV-së, aksionarit të ndërmarrjes stacioni i autobusëve ngre dyshimin e bazuar se caktimi i tij në këtë pozitë të lartë nuk ka qenë aspak i rastësishëm. Në të njëjtën kohë i arrestuari, është mik i afërt të shefit i grupit të asamblistëve të Prishtinës, Gëzim Sveçla, i cili është djali i agjit të ministrit Xhelal Sveçla”.

“Ky lloj i drogës i shpërndarë nga Besnik Mujeci prejardhjen e ka në Serbi. E kanë marrë drogën në Serbi dhe e kanë sjellë në Kosovë për ta dërguar në Shqipëri. PDK-ja kërkon urgjentisht që të nisin hetimet e menjëhershme për aferën “Droga”, në të cilën është përfshirë asamblisti i LVV-së. Ne dyshojmë që ai mund të mos jetë i vetmi i përfshirë në këtë aferë”, u shpreh Retkoceri.

PDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Mujecit nga pozita e tij.

“Ku e mori këtë sasi të madhe të drogës? Sa deri më sot ai ka shfrytëzuar kanalet zyrtare dhe pozitën institucionale për të kontrabanduar drogë në Shqipëri a është Shqipëria vendi i vetëm? A ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë? Pse nuk është arrestuar deri më sot në Kosovë? Ne kërkojmë dorëheqjen e tij i cili ka tradhtuar besimin qytetar dhe obligimin zyrtar”.

Abdixhiku për arrestimin e Mujecit: Ftoj Prokurorinë e Shtetit ta hetojë këtë rrjet

Ndërkaq vetë Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj asamblistit të kësaj partie në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, të arrestuar të martën në Tiranë nën dyshimet për trafikim droge.

LVV nis procedurën disiplinore ndaj asamblistit Besnik Mujeci, i dyshuar për trafik droge

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Kosova News 15/08/2023 15/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?