KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti nga Presheva i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Të drejtat janë universale – Edhe bashkëpunimi jonë me Qeverinë e Republikës së Kosovës
Politikë

Deputeti nga Presheva i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Të drejtat janë universale – Edhe bashkëpunimi jonë me Qeverinë e Republikës së Kosovës

Kosova News
Kosova News 14:21 -15/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se bashkëpunimin e shqiptarëve të Luginës me Qeverinë e Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”.

“Ka disa herë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bashkëpunimin tonë institucional me Qeverinë e Republikës së Kosovës e paraqet si tentativë për destabilizim dhe “krijim të Shqipërisë së Madhe”, ka shkruar ai në Facebook.

Si një ndër të drejtat fundamentale të pakicave, sipas tij, Kushtetuta e Serbisë, e parasheh edhe “bashkëpunimin me shtetin amë” duke pyetur se pse e pengon kjo Vuçiqin dhe deklarohet kundër normës fundamentale kushtetuese?

“Patur parasysh këtë, afërsinë gjeografike, lidhjet e përditshme e tradicionale, sidomos ato institucionale me Republikën e Kosovës, janë parakusht i avancimit të pozitës dhe mirëqenies së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Pse për presidentin e Serbisë qenkan destabilizuese mardhëniet tona normale me Kosovën, ndërkohë që sipas tij janë konstruktive aventurat e tij në çdo cep të Ballkanit Perëndimor ku jetojnë serbët?”, ka vijuar ai.

Sipas tij, “është krejtësisht normale t’i takojë liderët serbë të Kosovës në Rashkë, saherë që e sheh të arsyeshme. Është normale që me tona nacionaliste nëpër tubimet e tija përkrahëse në Beograd masës t’i drejtohen liderë radikal serb nga rajoni, përfshi këtu Knezevicin e Malit të Zi.  Është normale që ai bashkë me Dodikun e Srpskas të realizojë takime trepalëshe me Patriarkun serb për të ardhmen e “Botës serbe”.  Është normale të kërcënojë ekzistencën e Bosnjës si shtet unitar e të shfaqë ambicie destabilizuese në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut e në Kosovë. Madje, sipas tij është normale që me fluturaket ushtarake serbe fshehurazi të disponojë Dodik saherë të ketë nevojë.

Ai ka thënë se sipas logjikës së presidentit serb, “vetëm serbët duhet ta kenë këtë të drejtë. Të tjerëve kjo e drejtë, kur tentojnë ta materializojnë, jo vetëm që i mohohet, por tentohet në vazhdimësi të satanizohen”.

Sipas Kamberit, kjo logjikë e ka mbështetjen në mitin mesjetar teksa ka theksuar “se serbët janë popull hyjnor – qendra e Ballkanit – ndërsa të tjerët, në periferi, janë barbarë”

“E pakuptimtë dhe e pa pranueshme. Një logjikë të tillë nuk mund të na imponojë autokrati në krye të shtetit. E di, sipas tij, ne nuk do të duhej të ndërlidhnim fatin tonë me Kosovën. E as kërkesat tona për reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë nuk do duhej të jenë agjendë e bisedimeve. Kjo e frikëson presidnetin serb e për këtë ai po na sulmon vazhdimisht. Por edhe ai duhet ta dijë që angazhimi jonë politik asnjëherë nuk ka pasur për qëllim destabilizimin”, ka përfunduar ai.

Ai ka theksuar se gjithmonë ka këmbëngulur në avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe realizimin e të drejtave fundamentale.

“Serbia ka qenë dhe po vazhdon të jetë ajo që po refuzon kërkesat tona legjitime për drejtësi, barazi, liri. Të drejtat janë univerzale. Ato nuk janë mëshirë e shtetit. Njeriu i fiton me lindje. Së paku kështu e thonë teoritë moderne për të drejtat e njeriut.

Prandaj nuk mund të ketë drejtësi dhe paqe afatgjate në këtë rajon të brishtë duke tentuar të krijohen pakicat apo popujt hyjnorë. Evropa dhe Ballkani e kanë provuar këtë disa herë dhe përfundimi kanë qenë luftrat e përgjakshme”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë tutje se në vend të krimilazimit të kërkesave legjitime të pakicave dhe shmangies së përgjegjësisë nga tri marrëveshjet e nënshkruara, është koha që Serbia të reflektojë në realizimin e obligimeve të marra.

Vizita e Kurtit që shkaktoi “tërmet” në Shkup e Beograd, presidentja Osmani jep një përgjigje për kritikuesit: Keqkuptim i vogël që tejkalohet

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Kosova News 15/08/2023 15/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
12:22 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?