Asociacioni i Komunave ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MAShTI) që sa më parë të nis procesin e shpërndarjes së teksteve mësimore në shkollat e Komunave të Republikës së Kosovës.
Kjo vonesë, siç thuhet nga Asociacioni i Komunave është tepër e panevojshme mund të shkaktoj probleme dhe ngecje në fillimin e mbarë dhe të rregullt të vitit shkollor.
“Viti i ri shkollor për çdo vit nis dhe është i planifikuar të nis njëjtën datë. Së këndejmi vonesat e tilla në shpërndarjen me kohë të teksteve mësimore janë të pakuptimta por edhe të papranueshme.
Asnjë justifikim në këtë vonesë nuk i intereson askujt, e më së paku nxënësve dhe arsimtarëve”, thuhet në njoftimin e Asociacionit.



