KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nëntë pacientë të shtruar në Klinikën Infektive, dy prej tyre në gjendje më të rëndë
Shëndetësi

Nëntë pacientë të shtruar në Klinikën Infektive, dy prej tyre në gjendje më të rëndë

Kosova News
Kosova News 10:05 -13/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, ka folur për gjendjen e pacientëve të infektuar e të shtruar në këtë klinikë.

Vishaj tha se për momentin në këtë klinikë janë shtruar nëntë pacientë, ku dy prej tyre siç u shpreh ai janë në gjendje pak më të rëndë.

Drejtori i Klinikës Infektive, po ashtu theksoi se gjendja në këtë klinikë në përgjithësi është stabile.

“Gjendjen për momentin e kemi stabile në Klinikën Infektive. Për momentin i kemi të shtruar nëntë pacientë, dy prej të cilëve janë në gjendje pak më të rëndë, përndryshe tjerët e kanë gjendjen klinike stabile. Jemi duke e përcjell situatën…në mjekimin intensiv nuk kemi të pranuar për momentin pacientë me COVID-19”, ka thënë Vishaj për Telegrafin.

Ndërkaq, sot edhe drejtori i Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi, ka zhvilluar një takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19.

Krasniqi gjatë takimit ka kërkuar mobilizim për ndonjë valë të virusit COVID-19 në vend.

“Dje kam pas takim me Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë, prandaj e pashë të arsyeshme të ju ftoj edhe juve si drejtorë të spitaleve që të kërkoj një mobilizim për ndonjë valë të madhe”, iu tha Krasniqi drejtorëve të spitaleve.

Ndryshe, të martën është mbledhur edhe Komiteti i ShSKUK-së për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, në të cilën ishte analizuar situata e fundit pas rritjes së rasteve të spitalizuara si dhe u kërkua ri- mobilizimi për përballimin e valës eventuale që mund të shoqërohet me rritje të mëtejme të spitalizimeve.

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Kosova News 13/07/2022 13/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?