KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndarja e 10 milionë eurove nga Qeveria – Qytetarët do të subvencionohen deri në 5500 euro për izolim të shtëpive
Ekonomi

Ndarja e 10 milionë eurove nga Qeveria – Qytetarët do të subvencionohen deri në 5500 euro për izolim të shtëpive

Kosova News
Kosova News 12:00 -14/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Ekonomisë (ME) dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) javën e kaluar e kanë lansuar thirrjen publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”.

Projekti ka për qëllim mbështetjen e konsumatorëve familjar përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale dhe mbështet nga Bashkimi Evropian, si pjesë e Pakos Emergjente, siguruar përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës me Marrëveshjen Financiare IPA III.

Ekspertja për komunikim në Fondin e Kosovës për efiçiencë të energjisë, Fillojeta Konjuhi, ka treguar se si mund të përfitojnë qytetarët në izolimin e shtëpisë, ndërrimin e dyerve dhe dritareve të jashtme, si dhe izolimin e kulmit.

Konjuhi ka thënë se ky fond javën e kaluar ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të qytetarëve lidhur me masat efiçiente të cilat i implementojnë ata në shtëpitë e tyre.

“Javën e kaluar është hapur thirrja publike me të cilën do të subvencionohen qytetarët për masat efiçiente, të cilat i implementojnë në shtëpitë e tyre, bëhet fjalë për 45-50 për qind të shumës me kufirin maksimal prej 5500 eurove. Përmes këtij subvencionimi qytetarët do të mund të përfitojnë në izolimin e shtëpisë, ndërrimin e dyerve dhe dritareve të jashtme dhe izolimin e kulmit. Fillimisht ju bëj thirrje qytetarëve që të gjithë ta lexojnë thirrjen publike, ku janë të gjitha fazat e përshkruara në detaje, duke filluar nga kushtet e aplikimit, mënyra e aplikimit, kushtet e përzgjedhjes dhe i gjithë procesi deri te marrja e parave”, ka thënë ajo.

Si hap i dytë, ajo ka thënë se duhet hyrë në faqen e-Kosova për të parë nëse e kalojnë kriterin bazë që është të kenë të shpenzuara të paktën 250 kW për muaj.

“Ky kusht është vendosur sepse janë vetëm 2000 shtëpi dhe është buxhet 10 milionë euro, po synojmë t’i targetojmë ato shtëpi që janë të banueshme dhe kanë konsum të lartë të energjisë elektrike. Më pas duhet thirrur Auditori i Energjisë që do të kujdeset të bëjë matjet dhe të verifikojë nëse shtëpia ka nevojë për këto masa dhe pasi ta marrin raportin mund të fillojnë aplikimin në e-Kosova”, ka thënë të hënën në KTV, Konjuhi.

Konjuhi ka njoftuar se auditorin qytetarët e paguajnë vetë, por kur e marrin subvencionimin, marrin shumën prej 150 eurosh për raportin që e kanë bashkëngjitur gjatë aplikimit.

Aplikimi parashihet të jetë i hapur deri më 25 shtator.

Hapet thirrja – Qeveria jep 10 milionë euro për subvencionim të qytetarëve për investime efiçiente në shtëpi

Si bëhet aplikimi?

Aplikimi do të bëhet përmes platformës eKosova (ekosova.rks-gov.net) dhe ka filluar më 08 gusht 2023.

Aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim: ekosova.rks-gov.net/466

Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: www.fkee-rks.net 

Ndryshe, në javën tjetër, Ministria e Ekonomisë do të shpallë thirrjet për subvencionim të efçiencës të energjisë, ku do të përfshihen për herë të parë pajisjet efiçiente shtëpiake, sistemet solare termike për ngrohje të ujit, kurse deri në fund të muajit do të lansohen thirrjet për pajisjet e ngrohjes.

Mbështetja nga Qeveria e Kosovës për izolim të shtëpive, si mund të përfitojnë qytetarët subvencion deri në 5500 euro

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje

Presidentja Osmani: Nëse zvarritet procesi i konstituimit, i drejtohem Kushtetueses

Kosova News 14/08/2023 14/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit
18:29 -15/05/2025
Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit
18:24 -15/05/2025
Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit
18:00 -15/05/2025
Dosja e Prokurorisë ndaj drejtoreshës së çerdhes “Botanika” dhe administratores, dyshohen për përvetësim në detyrë
16:42 -15/05/2025
A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje
16:19 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?