Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prishtinë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 3:00 të mëngjesit të së hënës, pasi një veturë me targa të Gjermanisë ka rënë nga rrethrrotullimi poshtë.
E njëri nga tre të lënduarit thuhet se është në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu beri të ditur se tashmë i njëjti i është nënshtruar një ndërhyrjeje që po e kryejnë epiket e mjekëve.
“Tre persona kanë marrë tretman mjekësor, njëri nga ta në gjendje më të rënduar, është operuar nga neurokirurgët”, ka thënë ai.
Ndërkaq, dy të lënduarit e tjerë po e vazhdojnë trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.


