Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Vetura ka rënë nga rrethrrotullimi në lagjen “Lakërishtë” të kryeqytetit.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen ‘Lakërishtë’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ajo.
Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.


