KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Çairit i reagon Pendarovskit, pasi kërkoi sanksione për “provokimet nacionaliste” gjatë vizitës së Kurtit
Politikë

Kryetari i Çairit i reagon Pendarovskit, pasi kërkoi sanksione për “provokimet nacionaliste” gjatë vizitës së Kurtit

Kosova News
Kosova News 17:10 -13/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar kundër presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për rrugën “Adem Demaçi” në Shkup, duke njoftuar se emërimi i kësaj rruge i përmbushë të gjitha rregullat ligjore dhe është vendosur me shumicë votash në Kuvendin Komunal të Çairit. Ai thotë se kjo rrugë tashmë është edhe në gazetën zyrtare. Sipas Ganiut, deklarata e presidentit Pendarovski është e pakuptimtë dhe e pa bazë.

“Kjo për arsye se aktivitetin që e kemi mbajtur për përurimin e rrugës “Adem Demaçi”, nuk e kemi vendosur në të zezë, por sot ai emër është në gazetën zyrtare. Të gjitha procedurat i ka kaluar. Po të doni mund të hyni edhe në Googlemap dhe ta kërkoni që ajo rrugë është me emrin e Adem Demaçit”, deklaroi Ganiu për RTK.Ndryshe, reagimi i Ganiut vjen menjëherë pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, se riemërimi i rrugës “Adem Demaçi” në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike.

“Mënyra e zbatimit të idesë së riemërimit të rrugës në Komunën e Çairit është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në vend. Në këtë drejtim, pres nga shërbimet kompetente të inspektimit të kontrollojnë nëse është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë, i cili duhet të përfshijë votat e komuniteteve jo shumicë në atë komunë”, ka thënë presidenti Pendarovski.Ndërkaq kryetari i Çairit, Visar Ganiu thotë se të gjitha procedurat paraprake janë konform ligjit për emërimin e rrugëve, që me maturi komuna i ka respektuar, duke kaluar edhe në Këshillin Komunal dhe në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“Kurse nga ana tjetër, na çuditë fakti që pothuajse të gjitha partitë kanë reaguar për emërimin e asaj rruge. Pretendojmë që jemi rrugës për Evropë dhe duhet t’i përmbushim të gjitha standardet evropiane. E në anën tjetër harrojmë se Parlamenti Evropian vetë Admen Demaçiti i ka dhënë çmimin Saharov për paqe”, tha Ganiu, transmeton RTKlive.Kryetari i Çairit pyet se me këto reagime e me këtë mllef, nuk di se ku është nisur Maqedonia e Veriut?.

Kujtojmë se në përurimin e kësaj rrugë në Çair ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha së në Kosovë ka disa rrugë që e mbajnë emrin “Adem Demaçi”, por emërtimi i një rruge me emrin Adem Demaçit në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut, e ka një rëndësi të veçantë. “Kjo, sepse emërtimi i një rruge nuk është thjesht evidentim i një hapësire të lëvizjes, por edhe shenjim i një kohe me një emër”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Kosova News 13/08/2023 13/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?