KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ankesat për konkurset në UP, ministrja Nagavci: Reflektimi i UP-së mbi këto ankesa mbetet i domosdoshëm
Arsim

Ankesat për konkurset në UP, ministrja Nagavci: Reflektimi i UP-së mbi këto ankesa mbetet i domosdoshëm

Kosova News
Kosova News 15:24 -11/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka thënë se kohët e fundit kanë pranuar me shqetësim një numër ankesash dhe adresimesh në forma të ndryshme të pretendimeve për shkelje procedurale dhe përmbajtësore, nga kandidatët e konkursit për staf akademik në Universitetin e Prishtinës.

Ajo tha se duke respektuar në plotni pavarësinë institucionale të UP-së, kanë kërkuar që këto pretendime të trajtohem me profesionalizëm dhe paanshmëri nga mekanizmat e brendshëm të Universitetit.

“Pa u ndalur në detaje dhe raste specifike, i marrim me shqetësim pretendimet e kandidatëve me kredenciale të larta akademike dhe profesionale, me numër të madh të publikimeve në revista të indeksuara ndërkombëtare, numër të madh të citimeve dhe me “H-faktor” shumë të lartë, e të cilët rezulton se nuk janë përzgjedhur nga strukturat e brendshme të UP-së në konkursin e fundit.

Presim që këto raste të trajtohen me kujdes, në mënyrë meritore dhe me transparencë të plotë nga organet e UP-së, dhe të adresohen nga komisione të kualifikuara, me kredenciale akademike dhe kredibilitet për të trajtuar ankesat e parashtruara”, ka shkruar në reagimin e saj ministrja Nagavci.

Ajo shtoi se MAShTI është në pritje të reflektimit dhe trajtimit nga mekanizmat adekuat brenda institucional të cilët do të trajtojnë këto ankesa me seriozitet dhe profesionalizëm të lartë, duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe në praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Bashkëpunimi ministri-universitet është i lidhur ngushtë me zbatimin e akteve ligjore dhe rregullativave të brendshme, prandaj edhe reflektimi mbi këto ankesa mbetet i domosdoshëm”, ka theksuar ajo.

Ministrja Nagavci tha se në drejtim të përmirësimit të praktikave të instaluara, beson se me Statutin e ri të Universitetit të Prishtinës do të rregullohet sistemi i rekrutimit të stafit në bazë të meritokracisë, do të hapet për kuadro elitare, do të ndalohen praktikat e nepotizmit dhe do hapen mundësitë për angazhim pa pengesa të stafit akademik nga mërgata jonë.

MAShTI siç ka thënë ajo, inkurajon të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës që të hapen, duke mundësuar kështu rekrutim të jashtëm të personave të kualifikuar dhe të cilët janë të interesuar të kontribuojnë në sistemin e arsimit të lartë.

“Rekrutimi i stafit akademik bazuar në meritokraci mundëson garë të brendshme, rritë numrin e publikimeve shkencore dhe cilësinë e mësimnxënies, duke garantuar kështu arritje të rezultateve të të nxënit dhe avancim të performancës së institucioneve”, ka thënë mes tjerash ajo.

Gjithashtu lexoni:

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Kosova News 11/08/2023 11/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?