Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova po arrijnë deri në tre orë, ndërsa kolonat janë të gjata deri në 600 metra.
Sipas këtyre të dhënave të publikuara në ora 08:08 qytetarët po presin nga 80 deri në 200 minuta për të dalë nga territori i Kosovës përmes pikave kufitare Merdare dhe ajo te Dheu i Bardhë.
Jo në nivel më ndryshe janë edhe kolonat. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në dalje të pikës kufitare në Merdare arrijnë në 600 metra.
Njësoj gati është situata edhe te pika kufitare e Dheut të Bardhë ndërsa me kolona më të shkurtra është pika kufitare e Muçibabës, me kolonë deri në 200 metra gjatësi.
Për vendkalimet tjera kufitare nuk raportohet për kolona dhe as pritje.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.



