KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Falsifikuan dokumente për të shitur një tokë në vlerë rreth një milion euro, arrestohen dy persona
Siguri

Falsifikuan dokumente për të shitur një tokë në vlerë rreth një milion euro, arrestohen dy persona

Kosova News
Kosova News 21:29 -12/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar se po përgatitnin shitjen e 10 hektarëve tokë në vlerë rreth një milion euro me dokumente të falsifikuara.

Sipas njoftimit të policisë, organet e rendit më 4 korrik të këtij viti kishin siguruar informata relevante lidhur me kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ku një person i dyshuar ka ndryshuar dokumentin origjinal, letërnjoftimin e shtetit të Serbisë, duke vendosur fotografinë e vetë në letërnjoftimin e një personi tjetër gjithashtu nga Serbia, duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave në zonën kadastrale në Komunën e Suharekës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, policia ka kryer një mori veprimesh operative/hetimore në bashkëpunim dhe bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, Odën e Noterëve të Kosovës dhe Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Suharekë, ku gjatë një aksioni të shpejtë policor sot është realizuar arrestimi i dy personave të dyshuar me iniciale S.M. (femër, viti i lindjes: 1971) dhe H.I. (mashkull, viti i lindjes: 1979), nën dyshimin se në bashkëkryerje dhe me dashje kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” nga Neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë nga policia:

- Reklamë -

Përgatitnin shitjen e 10 hektarëve tokë në vlerë rreth një (1) milion euro duke falsifikuar dokumente, arrestohen në flagrancë nga krimet ekonomike në Prizren

Prishtinë, 12 korrik 2022

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, më datë 04.07.2022, kishte siguruar informata relevante lidhur me kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ku një person i dyshuar ka ndryshuar dokumentin origjinal, letërnjoftimin e shtetit të Serbisë, duke vendosur fotografinë e vetë në letërnjoftim të personit tjetër gjithashtu nga Serbia, duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave në zonën kadastrale në komunën e Suharekës.

Mbi bazën e këtyre informatave janë kryer një mori veprimesh operative/hetimore në bashkëpunim dhe bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, Oden e Noterëve të Kosovës dhe Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër në Suharekë, ku gjatë një aksioni të shpejtë policor më datë 12.07.2022 është realizuar arrestimi i dy personave të dyshuar me iniciale: S.M. femër (1971)) dhe H.I. mashkull (1979)), nën dyshimin se në bashkëkryerje dhe me dashje kanë kryer veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga Neni 390 i kodit penal të Republikës së Kosovës.

Veprimet inkriminuese të të dyshuarve konsistojnë ashtu që, i dyshuari në fjalë pasi ka falsifikuar letërnjoftimin e pronarit legjitim të pronave në këtë zonë, më pas ka autorizuar të dyshuarën me iniciale (S.M), që e njëjta të vazhdoj me shitjen e pronave së bashku me personin (H.I.) i cili ka shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, ku sipërfaqja e pronave që kanë pretenduar t’i shesin arrin afërsisht dhjetë (10) hektar, në vlerën aktuale përafërsisht rreth një milion Euro, por kjo është ndaluar duke i arrestuar të dyshuarit e lartcekur në flagrancë, falë angazhimeve dhe punës se përbashkët të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, me Institucionet e lartcekura.

Dy personat e dyshuar (S.M.) dhe (H.I.) janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe përkthyesit, dhe pas intervistimit të njëjtëve me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në drejtim të arrestimit të personit të tretë të dyshuar dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në këtë rast. 

Gjithashtu lexoni:

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

Kosova News 12/07/2022 12/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Nis Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Kosova përfaqësohet nga Albulena Haxhiu
08:53 -05/06/2026
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:47 -05/06/2026
Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?